Veliaj: T’i kthejmë qytetit 2 metra hapësirë, tregjet e bashkisë janë bosh

146
Sot ka filluar në njësinë 5 në kryeqytet aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në nisje të këtij aksioni ka qënë i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili kërkoi nga të gjithë qytetarët që ti kthejnë Tiranës hapësirat publike të cilat i kanë zënë. Të gjithë punonjësit e bashkisë kanë dalë në terren për të larguar tregjet ambulante në rrugë dhe për të liruar parkingjet. Erion Veliaj: Kemi ndermend te mbajme cdo pretim te dhene. Sot pas paralajmërimit qytetarët duhet të lirojnë të gjitha hapësirat publike. Por sigurisht është dikush që mërzitet, sepse në një Tiranë të rrumpallës në 4 vitet e fundit gjej shesh dhe bëj përshesh ishte politika e ditës. Por ju garantoj që për cdo njeri që mërzitet për zbatimin e ligjit janë qindra e mijra që i gëzohen zbatimit të ligjit. Shumica e qyetetarve e duan shtetin dhe ligjin, për të gjithë këta i lus për bashkëpunim, të gjithë qytetarët e tjerët që në këtë periudhë 4-vjecare kaosi kanë abuzuar me lirine që u jep ligji i kërkoj mirkutimin dhe i kërkoj të kthehen aty ku mbaron liria e tyre dhe fillon liria e dikujt tjetër. Kjo nuk është ceshtje fushate por është puna ynë. Ky aksion është puna jonë e përditshme. Dy metra është hapësira minmimale e një pensionisti të kalojë, , dy metra i duhet një nëne apo një vajzë që të kalojë, dy metra i duhet invalidit për të kaluar në trotuar. Bëhet fjalë për ti dhënë qytetit dy metra, është formula që ne kemi rënë dakord të jetojnë në qytet.

Veliaj bëri edhe një apel për të gjithë tregtarët që shesin në rrugë që të shkojnë në tregjet e bashkisë për të shitur, pasi ata janë bosh. Vetëm 100 lekë është taksa dhe Veliaj dhe cdo kush mund të shesë sa të dojë pa u tatuar. Erion Veliaj: Ndaj i lus të gjithë qytetarët, sot nisim nga njësia 5 pastaj në të gjithë Tiranën. Ka nga ata të pakënaqur që do thonë po ne ku do shesim? Sot tregjet e bashkisë janë bosh, kushtojnë 100 lekë në ditë ku mund të shesësh sa të duash dhe nuk tatohesh as për volume sa shet dhe as për orët që do qëndrosh. Po teksa tregjet e bashkisë janë bosh dhe trotuaret janë plot ka dicka që nuk shkon. Edhe në këtë njësi kemi disa tregje që mund të shitet, por janë bosh. Si do ndërtohen cerdhet dhe kupshtet kur nuk paguhet minimumi i tavolinës që zë. Si do paguhen shkollat kur dikush e ze parkingun me vazo, blloqe betoni dhe matrapik dhe nuk paguan minimumin e parkingut që ne të ndërtojmë shkolla. Qeveria dhe bashkia nuk i pret paratë me gërsherë. Ne na duhet cdo qindarka që mund të paguhet prenda detyrimit ligjor. Tarifat e bashkisë janë modeste, por minimumi duhen paguar.