Veliaj rikthen projektin e Ramës për lyerjen e fasadave

228
Që Tirana të kthehet në një kartolinë të bukur është pothuajse mision i pamundur, pas ndërtimeve dhe ndërhyrjeve pa kriter të bëra në 20 vitet e fundit. Por që të bëhet në një kartolinë me ngjyra të rifreskuara është e mundur dhe kryebashkiaku Veliaj ka vendosur t’ja besojë këtë mision artistëve të rinj.
“Në këtë ndërhyrje të radhës do të kërkojmë të kemi një unifikim të mënyrës të vendosjes së tabelave në të gjitha sipërmarrjet në katet e para të ndërtesave për të krijuar idenë e një qyteti të rregullt, sistematik dhe që respekton normat estetike. Duam sërish që ngjyrat dhe fasadat e Tiranës të jenë kartolinë e qytetit”, përfundoi Veliaj.
Lyerja e pallateve gri të kohës së komunizmit u bë fillimisht në vitet 2000 si një zgjidhje e ish kryebashkiakut Edi Rama për t’i dhënë Tiranës, pak jetë në kuptimin estetik.