Veliaj organizon 3 ditë festë në Pezë: Rikthehet tradita e bukur

579
16 Shtatori është një datë që kujton një nga kthesat e fuqishme në historinë e politikës shqiptare. Pikërisht më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës, e cila pati për qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në një luftë të përbashkët kundër Italisë fashiste. Më vonë ky organizim mori emrin Fronti Nacional-Çlirimtar. Kjo Konferencë u mbajt në një fshat afër Tiranës, por të izoluar e të mbrojtur nga okupatori dhe spiunët e tij. Në këtë kuvend morën pjesë 20 delegatë përfaqësues të krahinave, dhe besimeve të ndryshme fetare, klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet. Për të kujtuar këtë ngjarje të rëndësishme, Veliaj ka organizuar 3 ditë festë në Pezë. Peza n’fest! Rikthehet tradita e bukur! ‪Siç premtuam!‬ Konferenca e Pezës ishte momenti ku rinia u rebelua kundër forcave anti-europiane, Shqipëria ishte në anën e duhur të historisë. 3 ditë festë në Pezë me panair kulinarie, lojëra për fëmijë, shfaqje cirku, këngë partizane, ekspozitë fotografie dhe shumë muzikë. ‪#ShifnaNPeze‬”, ka shkruajtur Veliaj.
Sigal