Veliaj nis punën për rikthimin e shkëlqimit të Monumentit të Pavarësisë

530
Bashkia e Tiranës ndërmerr hapat për t’i rikthyer identitetin Monumentit të Pavarësisë. Mëngjesin e sotëm, 2 gusht 2015. punonjës të bashkisë kanë nisur punën në terren me qëllim ndalimin e degradimit të këtij monumenti, i cili u kthye në epiqendër të hajdutëve të skrapit, dhe herë herë në banjo publike. Punonjësit e bashkisë do punojnë për të rregulluar pjesët e amortizuara dhe për të fshirë mbishkrimt. Vendimi u mor dje dhe sot nisi puna. Restaurimi do të zgjasë disa ditë. Vetë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm pasditen e sotme për të ndjekur mbarëvajtjen e punës Monumenti i vendosur në qendër të Tiranës me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë ka pësuar dëmtime të mëdha brenda 3 vitesh.
Sigal