Veliaj në Njësisë 5: Na mbështesni për aksionin e lirimit të hapësirave publike

509
Bashkia e Tiranës nis nesër aksionin për clirimin e hapësira publike, ndërsa Kryebashkiaku Erjon Veliaj kërkon bashkëpunimin dhe mbështetjen e qytetarëve në këtë proces. Përmes një letër-thirrjeje drejtuar qytetarëve të Tiranës, Bashkia njofton nisjen e aksionit për clirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, nga data 15 Gusht. Në aksion do të marrin pjesë INUV dhe Policia Bashkiake, por do të kenë edhe suportin e Policisë së Shtetit në rast se do të ketë rezistëncë nga qytetarë të ndryshëm. Aksioni do të nisë nga Njësia Bashkiake nr 5, në territorin e së cilës përfshihet edhe zona e ish-Bllokut në Tiranë. Problemi kryesor që ka sot kryeqyteti është zënia e hapësirës publike nga bizneset, por edhe parkimet e paligjshme.
“Duke nisur nga dita e shtunë, datë 15 gusht 2015, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor dhe Policinë Bashkiake, do të ndërmarrë një aksion për çlirimin e të gjitha hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme në Njësinë Administrative nr. 5 si dhe për rehabilitimin e tyre. Për këtë arsye, ju lutemi në bashkëpunimin tuaj. Na ndihmoni të mbajnë pastër qytetin dhe të krijojmë më shumë hapësira të gjelbra në Tiranën tonë”, shkruan Kryebashkiaku Erjon Veliaj në rrjetet sociale.
Sigal