Veliaj në njësinë 4: Tirana është totalisht e papërgatitur për emergjenca

489
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte të hënën pasdite në njësinë administrative nr. 4, ku prezantoi projektbuxhetin e vitit 2016 për këtë njësi. Në fjalën e tij, ai u ndal fillimisht në situatën e krijuar në kryeqytet pas shirave të së dielës. “Më vjen mirë që, edhe pse qyteti që kemi trashëguar është totalisht i papërgatitur për emergjencat, unë besoj se në këto 24 orë kemi treguar që të paktën punës i rrimë te koka dhe nuk i bëjmë bisht asaj”, tha Veliaj. Ai u shpreh se Bashkia e Tiranës po mendon për zgjidhje afatgjata dhe kjo është arsyeja pse po diskutimet e buxhetit po bëhen me pjesëmarrjen e qytetarëve.
“Kemi pasur një bashki që thoshte: ‘Kemi një vizion për këtë, një vizion për atë’, por s’kishte vizion as për të kulluar ujin. Një shi dhe Tirana përmbytet. Sigurisht, lajmi i mirë është që, situata në Tiranë ishte shumë herë më e mirë se sa nërrethet të tjera, por nga kjo situatëduhet të marrim disa leksione”, u shpreh kryebashkiaku. Nisur nga gjendja e krijuar për shkak të shirave, Veliaj bëri të ditur se bashkia që ai drejton do të prishë çdo ndërtim mbi kolektorë apo kanal kullues, në mënyrë që situata të tilla të mos ndodhin më. Duke prekur problematikën me ujin e Liqenit të Bovillës, Veliaj theksoi se për shkak të prurjeve të pakontrolluara, ndërtimeve pa kriter, si dhe dëmtimit të filtrave të kullimit, gjatë ditës së sotme uji ishte i papërdorshëm. Gjithsesi, ai bëri të ditur se po punohet që kjo gjendje të marrë fund dhe qytetarët të furnizohen normalisht me ujë të pijshëm.
Sigal