Veliaj në Bërzhitë: Shkolla e re, investim për të ardhmen e fëmijëve

581
Duke filluar nga muaji shtator, nxënësit e Bërzhitës do të kenë mundësi ta zhvillojnë procesin mësimor në një shkollë të re 9-vjeçare. Punimet i inspektoi kryebashkiaku Veliaj, i cili theksoi se vec ambienteve për mësim, një pjesë e godinës do të shërbejë edhe si qendër shëndetësore për banorët. Së shpejti, bashkia do të nisë punën edhe për rrugën që lidh zonën me Tiranën. 
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare të Berzhitës, vitin e ri shkollor do të mësojnë në ambiente të reja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili inspektoi punimet në këtë shkollë tha se ambientet e shkollës së re do t’i shërbejnë banorëve edhe si një qendër shëndetësore.

Veliaj: “Shkolla është pak më e madhe se sa nevojat dhe brenda saj kemi vendosur edhe qendrën shëndetësore. Pas orëve të mësimit, ajo mund të përdoret edhe për aktivitete të tjera të komunitetit”,

Veliaj tha se duhet më shumë bashkëpunim me banorët për të siguruar shitjen e produkteve të tyre bujqësore.
Bashkia e Tiranës përveç shkollës do të vijojë edhe me rrugën, çka pritet të sjellë edhe rritje të ekonomisë lokale.
Sigal