Veliaj: Më vjen mirë sot që festa po shpërndahet në çdo lagje të Tiranës

505
Bashkia e Tiranës ka menduar që atmosferën festive për festat e fundvitit ta përhapë në çdo lagje të kryeqytetit duke mos e kufizuar vetëm në sheshet qëndrore. Parku përball stadiumit “Selman Stërmasi”, është kthyer në një shesh festiv, ku janë organizuar aktivitete të shumta në pritje të ndërrimit të viteve. Erion Veliaj: “Më vjen mirë sot që festa po shpërndahet në çdo lagje të Tiranës. Sheshi përballë stadiumit Selman Stërmasi është kthyer në një hapësirë fantastike për komunitetin”

Kryebashkiaku theksoi se pavarësisht kushteve modeste ku ndodhet institucioni që ai drejton, në 100 ditë Bashkia e Tiranës ka treguar se kur ka dëshirë për t’i bërë gjërat, ato realizohen. Erion Veliaj: “Edhe pse me kushte modeste, tregojmë se jemi një komunitet i cili kujdeset që të ruhet të mos vandalizohet dhe të mos shkatërrohet por të zbukurohet Tirana. Kryetari i bashkisë nënvizoi se këtë vit Tirana është epiqendra e festimeve, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët në rajonin tonë.
Sigal