Veliaj: Do rriten gjobat për shkelësit e rregullave të pastrimit

502
Pasditen e sotme është mbledhur Këshilli Bashkiak i Tiranës, ku është diskutuar miratimi i pagesës për PAK dhe invalidët e punës. I pranishëm në mbledhje është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është ndalur sërish tek pastrimi i qytetit. Gjatë fjalës së tij, ai ka deklaruar se do të rriten gjobat për të gjithë ata që shkelin rregullat. Sipas tij, nuk mund të ketë kundër pastrimit të qytetit. “Aksioni për pastrimin e qytetit ka nisur katër vjet me vonesë. Nuk mund të ketë kundër pastrimit të qytetit. Të rriten gjobat për shkelësit e rregullave. Diga e Liqeni do të kalojë në varësi të UKT”, është shprehur Veliaj. 
Sigal