Veliaj: 9 kërkesa për një 1 vend në kopshtet publike

680
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi ka inspektuar përfundimin e punimeve në kopshtin 55, tha se Bashkia përfundoi rikonstruksionet në 30 kopshte. “Jam shumë entuziast që përfunduam kopshtin e 30-të. Ka qenë një premtim i bërë në fushatë, sot e mbajmë, pak ditë pasi ka mbaruar fushata dhe është krijuar Qeveria e re, për të treguar se nuk duhet të kalojnë 4 vjet për të mbajtur një premtim, punën e sotme nuk duhet ta lemë për nesër. Më në fund kemi marrë një vendimmarrje historike, pra të mos mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme. Gjenerata e ardhshme fillon me çerdhet dhe kopshtet”, tha Veliaj. Kryebashkiaku nënvizoi se sfida e radhës është ndërtimi i institucioneve akomoduese për fëmijët në zonën e Bregut të Lumit dhe zona të tjera të urbanizuara vitet e fundit. Investimet dhe cilësia e ofrimit të shërbimeve, sipas Veliajt, janë arsye përse në këto institucione shënohen fluks kërkesash, mbi 8000 për kopshtet dhe thuajse me të njëjtën statistikë janë edhe çerdhet. “Një ndërtesë publike edhe duket më mirë, edhe është punuar me cilësi, i ka shtuar vlerën zonës në të gjithë komunitetin dhe është shumë herë më cilësore se shumë prej kopshteve private. Kjo është arsyeja pse kemi pasur një fluks të jashtëzakonshëm kërkesash për t’u regjistruar në institucionet publike, çerdhet, kopshtet. Mbaj mend përpara dy vitesh ishin bosh sepse nuk donte njeri, sot kemi nga 8-9 kërkesa për një vend”, tha Veliaj.
Sigal