Veiz Lluka/ Parku kombëtar i Dajtit, si është dhe si mund të bëhet?

611
Janë të rralla kryeqytetet që kanë afërsi me malin e me detin. Parku kombëtar pyjor i Dajtit i dominuar nga gjelbërimi intensiv natyror e me një shumëllojshmëri drurësh e shkurresh mbart në vete shumë vlera estetike funksionale që përbëjnë peizazhin gjeografik të zonës. Çdo hapësirë e trajtuar nga njeriu për njeriun duhet t’i nënshtrohet kërkesave të artit në përgjithësi e të atij peizazhik në veçanti. Parku kombëtar pyjor i Dajtit mbart vlera potenciale të mrekullueshme me ndikim emocional estetike për sot e për të ardhmen. Ky park madhështor meriton të konceptohet si një peizazh i pa përsëritshëm në gjithë komponentët e tij që duhet të ruhen nga çdo ndërhyrje njerëzore. 
Që këto sipërfaqe të gjelbëruara gjigante të vihen në shërbim të qytetarëve, ato duhet të kenë mundësinë e komunikimit me qendrat e mëdha urbane, me arteriet rrugore si autostradat, por ato duhet të kenë edhe një sistem të brendshëm komunikativ. Në këtë sistem të brendshëm duhet të ketë edhe sheshe pushimi masive, lëndina, lumenj, kënde lodrash nga më të ndryshme, vende banuese por edhe objekte sociale si motele, restorante, pika panoramike, tenda pushimi, etj. Parku i Dajtit lidhet me kryeqytetin me një rrugë që të streson, prandaj duhet të rikostruktohet që të më moderne dhe më e përdorshme për lëvizje. Për të plotësuar kërkesat në rritje të vizitorëve në këtë hapësirë të gjelbër gjigante do të nevojitej një organizim më bashkëkohor dhe një formulim më kompozicional i një skemë të përshtatshme peisazhistike. 
Kjo mund të arrihet në bazë të një studimi dhe projektimi duke përfshirë edhe zonën tampon si dhe duke analizuar të gjitha mikrollanshaftet e parkur nga ku do arrihet një planifikim estetiko – funksional për të sotmen e të ardhme. Është evidente se kemi një deficit kulturor peizazhistik e mjedisor në persona që gëzojnë atribute ligjore e menaxhuese ku shpesh nga padia apo me dashje prishin ekuilibrat e ekosistemeve natyrore. Ministria e Mjedisit, me gjithë punën e bërë për hartimin e rregulloreve për miradministrimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura, ka mangësi të theksuara ose inegzistencë totale të pasjes në dispozicion të projekteve peizazhistike. 
Sigal