Vdiq në burgun e Shën Kollit, familja e 18-vjeçarit: Djali ka dëmtime në kokë, dyshojmë se është vrarë

561
Një ditë pasi i dha fund jetës në paraburgimin e burgut të Shënkollit duke u vetëhelmuar, familja e 18-vjecarit Albi Luka ka hapur dyert e mortit në Fushë-Krujë. Gjatë një prononcimi njerku i të riut, Ardian Korra shprehet se kishte folur me djalin pak orë përpara se ai të merrte aktin ekstrem dhe nuk kishte shfaqur asnjë problem. Ndër të tjera ai shprehet se dyshojnë se 18-vjeçari është vrarë pasi ka dëmtime në kokë dhe djali nuk do varroset pa u zbardhur e vërteta.
“Fola me djalin në mëngjes dhe nuk kishte asnjë problem. Pas 3-4 orësh më njoftuan nga Policia për ngjarjen. Drejtori i Burgut në Shën Koll më tha se djali kishte pirë gaz. Albi ka dëmtime në kokë dhe ne dyshojmë se e kanë vrarë. Më thanë se i kanë bërë autopsinë, por nuk u besoj. Pse duhet të bënin autopsinë në kokë”- tha Ardian Korra.
Ndërkohë nëna e Albi Lukës kërkoi zbardhjen e të vërtetës, pasi sipas saj në raportin mjeko ligjor shkaqet e vdekjes janë të panjohura.
Edhe pse u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, bluzat e bardha thanë se 18-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete në spital. Viktima ishte arrestuar një muaj më parë dhe mbahej në paraburgim. Ende nuk dihen arsyet që e shtynë të riun drejt aktit të vetëflijimit, ndërkohë policia po vijon hetimet për ngjarjen.
Sigal