Vdes Sulo Gradeci, komandanti i grupit të shoqërimit të diktatorit Enver Hoxha

941
Ka vdekur në moshën 93 vjeçare, Sulo Gradeci njeriu që për 30 vite ishte komandant i grupit të shoqërimit të diktatorit Enver Hoxha. 
Gradeci ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes në shtëpinë e tij, ndërsa një javë më parë i kishte vdekur edhe bashkëshortja.
Gradeci ka qënë pjesëmarrës në luftën nacional -clirimtare ku dhe u njoh me me Enver Hoxhën, ndërsa më pas ai mbaroi shkollën e sigurimit të Bashkimin Sovjetik.
Më 1991 ai u arrestuar pas renies së regjimit komunist, teksa qëndroi tre vite në burg për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “cënimit të Pasurisë shtetrore” 
Sigal