Vdes Sodimedjio, burri më i moshuar në botë, ja sa vjeç ishte

531
Vdes Sodimedjio, burri më i moshuar në botë. Indoneziani pretendonte se kishte lindur 146 vjet më parë në ishullin e Javas dhe për këtë ai posedonte edhe disa dokumente shkruan Bbc.
Por në Indonezi lindjet janë regjistruar që prej 1900 dhe më vonë dhe kjo gjë bën të lindin dyshime në lidhje me moshën e “gjyshit Ghoto” sic njihej nga të gjithë.
Burime për Bbc bëjnë me dije se dokumentet e Sodimedjios u konsideruan të vlefshme në bazë të disa shkresave që ai tregoi.
Tërë jetën e tij deri në momentin që u largua nga kjo botë, gjyshi Ghoto ishte një duhanpirës i rregulll, ai u martua katër herë ka fëmijë, të cilët janë ende gjallë dhe plot nipër e mbesa.
Sigal