Vdes punëtori shqiptar në Greqi

531
Sigal

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në rrugën rurale Sivoton-Vraxanas.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari po punonte me një makinë bujqësore që përdorej kryesisht për pastrim, kur mjeti u përmbys duke zënë sipër 30-vjeçarin.

Sipas mediave, makina bujqësore i përkiste një shtetasi grek, por përdorej nga punëtori shqiptar. Identiteti i viktimës nuk është bërë me dije.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Igumenicë, ndërsa policia ka nisur hetimet për këtë aksident me pasoja fatale.