Vdes një nga vajzat e aksidentuara mbrëmë në Laprakë, rëndë 3 të tjerët

495
Sigal

Një aksident i rëndë me
vdekje është shënuar mesnatën e 4 janarit 2017 në kryqëzimin e Laprakës në
Tiranë

Nga informacionet
paraprake mësohet se nga përplasja e dy makinave një vajzë humbi jetën ndërsa
janë plagosur tre të tjerë.

Viktima, Xh. T., 28
vjeçe, banuese në Tiranë, ishte pasagjere në automjetin tip tip “Jeep” që
drejtohej nga Ervin Bixhi, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Me ta udhëtonte dhe një
 vajzë tjetër shtetësja F. F., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila
ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

I plagosur është dhe
drejtuesi i mjetit tjetër po “Jeep”  me drejtues shtetasin Gj. K., 42 vjeç,
banues në Tiranë me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës
jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi 26
vjeçarin Ervin Bixhi,  nga Tirana  dhe informon: “Ky shtetas
duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, automjetin tip “Jeep”, në rrugën “Dritan
Hoxha”, është përplasur me automjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin Gj. K.,
42 vjeç, banues në Tiranë me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin
e Traumës jashtë rrezikut për jetën”

Një lexues i Ora News
solli në redaksi pamjet dhe foto nga aksidenti i rëndë.

Materialet i’u kaluan
Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të
“Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugore dhe Drejtim mjeti në mënyrë të
parregullt”, parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 i Kodit Penal