Vdes nga fruthi foshnja 7 muajshe në Pediatrinë e QSUT

706
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pediatrinë e QSUT-së ku një foshnjë 7 muajshe nga humbur jetën pas komplikacioneve nga fruthi. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga mjekët e Pediatrisë, të cilët thonë gjithashtu se janë 55 fëmijë të shtruar me probleme të shkaktuara nga fruthi.
Sipas të dhënave foshnja 7 muajshe pati komplikacione të rënda nga fruthi. Mësohet se foshnja ishte e pavaksinuar, pasi vaksina e fruthit, MMR merret mbi moshën 1-vjeçare. Ky është rasti i parë fatal pas shfaqjes së fruthit në vend, ku ka kapur një numër të madh fëmijësh dhe disa të rritur.
Sigal