Vdes gjatë lindjes një foshnjë tek “Koço Gliozheni”. Dyshime për mjekim të pakujdesshëm

559
Një tjetër ngjarje e rëndë regjistrohet në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet, ku pas vdekjes së një nëne dhe foshnjës së saj në shtator të vitit 2016, një tjetër foshnjë ka vdekur sot gjatë lindjes, ndërsa dyshohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të pakujdesisë.
Gazetarja Dorjana Bezat bëri me dije se nëna M. M ka shkuar të lindë mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00, pa probleme, por gjithçka është komplikuar gjatë lindjes.
Policia ka nisur hetimet dhe e ka referuar në prokurori ngjarjen ndërsa ka sekuestruar paraprakisht edhe kartelat mjekësore. Shtatzëna është asistuar nga mjekja M. R, ndërsa pritet që foshnja t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar edhe shkakun e vdekjes.
Sigal