Vdekjet e minatorëve vetëm statistike për shtetin…

683
Fjala e presindentit të KSSH në marshimin e minatorëve në Bulqizë, e postuar dhe në profilin në facebook të kreut të KSSH, Kol Nikollaj
Vdekjet e minatorëve vetëm statistike për shtetin, pronarët e minierave detyrojnë qeverinë të zvarrisë miratimin e “Statusin e Minatorit”
Minierat në mbarë vendin për shkak të mungesës së kushteve teknike prej kohësh janë kthyer në një ferr për minatorët, teksa çdo ditë lusin zotin të dalin gjallë edhe nga incidente të vogla. Vetëm ditët e fundit dy minatorë ndërruan jetë ndërsa Inspektoriati Shtetëror i Punës mjaftohet vetëm më ryshfetet që merr nga pronarët e minierave, të cilët në shumë raste përfaqësojnë interesat e politikanëve. Kush mendon për familjet e tyre në Bulqizë, Mirditë, Mat Tropojë Kukës e Has ku varfëria është ulu këmbëkryq. A mendon kjo qeveri për fëmijët e tyre të cilët shkojnë në punë që të mitur për një kothere bukë, teksa banditët më mbrojtje qeveritare të bërë pronarë minierash lëvizin me makina të 2017 në këto zona ku njerëzit nuk ngopen as me bukë e ujë. Konfederata e Sindikatave në bashkëpunim me Ministrinë e Energjetikës ka hartuar projekt -draftin për miratimin e statusit të minatorit dhe qeveria duhet t’ia kaloje për miratim kuvendit. 
Por mesa duket një gjë e tille nuk do të ndodhe pasi pronarët e galerive të vdekjeve si duket kanë munduar t’ia dalin që përmes skemave të tyre te detyrojnë qeverinë të zvarrisë miratimin e statusit të minatorit. Fjala është për ata pronarë që vijnë nga bota e krimit pasi biznesme seriozë që operojnë në Bulqizë e mbështesin këtë draft dhe kanë dhënë kontributin e tyre për hartimin e tij, por kjo mesa duket nuk i mjafton qeverisë. Qeveria që e ka gati draftin për të zvarritur draftin na thërret për degjesë në Kryeministri pseudo-sindikata që nuk kanë asnjë strukture, asnjë anëtarë dhe ekzitojnë thjeshtë si fasadë në këtë shtet që po sillet si Republike Bananesh. Paradokset nuk kane te sosur,, pasi Qeveria brenda nderteses se saj inistalon paisje plazma te teknologjise dixhitale duke habitur ish minatoret me teknologji dixhitale e dokrra hiri…qe ish. keshilltaret e ministrit silidership sindikal jane kthyer ne miza kali qe futen poshte bishtit cdo partie me radhe. Nuk dihet se kur është hera e fundit që këto pseudo -sindikata kanë reaguar për çështje publike, pasi gjatë gjithë kohës janë në avion për të marrë pjesë në pseudo konferenca të vendeve të botës së tretë ku fjala sindikate as mund të konceptohet. Ndryshe nga këto Konfederata e Sindikatave vijon të jetë një zë i fortë i denoncimeve të problematikave në vend, dhe në ballë të protestave të minatorëve, arsimtarëve, naftëtarëve, fasoneve e të gjitha kategorive.
Kjo kemi bindjen është se përse qeveria kërkon edhe të tjerë bashkëpunëtorë për miratimin me sukses të statusit të minatorit pasi është në dijeni të plotë se Konfederata e Sindikatave nuk do të lejojë të miratohet një status i hartuar në zyrat e pronarëve të minierave të kromit. 
Nuk e kuptoj se si qeveria shqiptare gjen guximin të zvarrisë miratimin e statusit të minatorit, në një kohë që minierat shqiptare çdo ditë po marrin jetë njerëzish. Konfederata e Sindikatave i bën apel kësaj qeverie që nesh nuk dëshiron të përballet me protesta masive si ato të vitit 2011 në Bulqizë me dallimin e vetëm se këtë herë do jenë edhe më agresive. 
Ka ardhur koha ti jepet fund talljes me djersën e minatorëve.
Sigal