Vazhdon “tallja” me mesazhet në celular të Beqajt, shikoni si i përgjigjet ky qytetar

66

Vazhdon humori me sistemin e anketimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Qytetarëve që regjistrohen për vizita në QSUT u mbërrijnë mesazhe telefonike me anë të së cilëve u kërkohet të japin vlerësimin për cilësinë e shërbimit. Këto mesazhe të dërguara nën emrin e ministrit Beqaj kanë shkaktuar iritim tek qytetarët, madje ka pasur raste kur mesazhe të tilla i kanë shkuar edhe personave që kanë ndërruar jetë. Një qytetar, të cilit i kërkohet të japë vlerësim për shërbimin e QSUT i shkruan ministrit, se kjo është një propagandë e dalë boje dhe se ai nuk është personi të cilit i drejtohet mesazhi. “Ju vazhdoni të jeni ca tr*pa që nuk ndryshoni ndonjëherë… propagandë e dalë boje… Sa për dijeni nuk jam Rexhepi… Turp të ju vijë…”, është mesazhi i qytetarit për ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.