Vazhdon sensibilizimi për të respektuar këmbësorët, gjoba ndaj shoferëve

93

Policia Rrugore e Tiranës vazhdon sensibilizimin ndaj drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë këmbësorët në vijat e bardha dhe “shkelje” të sinjalizimit  rrugor.

U proceduan administrativisht 117 drejtues mjetesh për “shkelje” të sinjalizimit rrugor si dhe 58 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

“Vazhdon monitorimi i sjelljes së drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve nga shërbimet e Policisë Rrugore, në kryqëzime, rrethrrotullime dhe vendkalimet e këmbësorëve, në zona të ndryshme të Kryeqytetit me qëllim disiplinimin dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si rezultat i këtyre shkeljeve”, thotë policia.

Kontrollet u fokusuan në rrugën e “Durrësit”, rrugën “Fortuzi”, rrugën e “Elbasanit” dhe disa segmente të tjera.