Vazhdon moti i keq në Shqipëri, ja zonat ku do ketë shtrëngata

635
Reshjet e shiut do të vazhdojnë në të gjithë vendin edhe gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme.
Siç thuhet në parashikimin e motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, do të ketë shtrëngata shiu thuajse në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat do të jenë mesatare të stinës.
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Elbasan, Fier, Berat, Korçë, dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare. Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Sigal

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 20 °C

në vendet e ulëta: 14 / 20 °C

në vendet malore: 11 / 17 °C

Era

Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe vendet malore ndërsa nesër pritet të fryjë e lehtë.

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër “s’ka rrezik” për zjarre në pyje.

Image