Vazhdon java e hapur për qytetarët në Kontrollin e Lartë të Shtetit

512
Sigal

Mbështetur në
standardin ndërkombëtar të institucioneve supreme të auditimit, ISSAI 12,
“Vlerat dhe dobitë e Institucioneve Supreme të Auditimit-të bësh ndryshimin në
jetën e qytetarëve”, parimi 6 “Komunikimi efektiv me palët e interesit”, dhe me
qëllim njohjen më të plotë dhe të drejtpërdrejtë të veprimtarisë së
Institucionit nga qytetarët, Kontrolli i Lartë i Shtetit organizon Javën e
Hapur për Qytetarët, nga datat 28 Tetor-04 Nëntor 2016. Duke vlerësuar misionin
e tij si agjent i publikut dhe i Kuvendit, për përdorimin me efektivitet,
efiçiencë dhe ekonomicitet të burimeve dhe fondeve publike, KLSH synon forcimin
e besimit të qytetarit dhe publikut ne tërësi, nëpërmjet njohjes me nga afër te
veprimtarisë se tij, auditimeve dhe rezultatet nga auditimet, si dhe
partneritetet që ka krijuar brenda dhe jashtë vendit për të përmirësuar
qeverisjen publike, duke u përpjekur të luftojë në thellësi korrupsionin. Gjate
kësaj jave, qytetaret që do të vizitojnë mjediset e Kontrollit të Larte të
Shtetit dhe do të mund të njihen me historikun dhe arritjet e institucionit ne
91 vitet e ekzistencës së tij nëpërmjet mini-muzeut në korridorin qendror të
KLSH, do të takohen me punonjës, auditues dhe ekspertë të ndryshëm të
institucionit, për të marrë të gjithë informacionin që ata do të dëshirojnë të
kenë, përfshirë edhe auditimet në proces. Dita e parë e Javës së Hapur për
Qytetarët do të fillojë në orën 13.00, datë 28 tetor 2016 në sallën e Akademisë
së Shkencave, me një leksion të Profesorit Sang M. Lee, nga Universiteti i
Nebraskës, SHBA. Në datën 3 nëntor, ora 09.00-12.00 do të zhvillohet një
workshop në bashkëpunim me “Albanian Platform for Policy Advocacy (APPA)” dhe
do të trajtohet tema “Prezantimi i gjetjeve nga monitorimi i qeverise për vitin
2015 dhe  6 mujorin e parë të vitit
2016”. Në datën 4 nëntor, ora 10.00-12.00 do të zhvillohet prezantimi i
Raportit final të Peer Review (rrishikim mes kolegesh) lidhur me “Pavarësinë e
SAI-t” realizuar nga Gjykata Austriake e Auditimit. Gjithashtu gjatë kësaj javë
do të realizohet edhe workshop-i mbi auditimin e Performancës të realizuar nga
KLSH “Rehabilitimi i ish- të përndjekurve politikë në periudhën e
tranzicionit”, leksione në Universitete të ndryshme të vendit, etj. Orari i
vizitave në KLSH gjatë gjithë Javës së Hapur për Qytetaret do të jetë:
08.00-16.00 dhe 18.00-20.00, përfshirë edhe ditën e shtunë dhe të diel, datë 29
dhe 30 tetor 2016.