Vazhdon bashkëpunimi i KMDLNj –së dhe Inspektoratit Policor

549
Sigal

Këshillin
për Mbrojtjen e t të Lirive e të Drejtave të Njeriut në Prishtinë , me datë 07.12.2016
e   vizituan Kryeshefi Ekzekutiv i
Inspektoratit Policor, z. Hilmi Mehmeti   me bashkëpunëtorë për të biseduar për
vazhdimin e bashkëpunimit I cili deri me tani ka qenë i suksesshëm. Drejtues të
KMDLNj – së i urun kryeshefit detyrën e re dhe prezantuan bashkëpunimin mjaft
të mirë që kanë pasur deri mëtani me këtë Institucion.


kët
ë takim gjithashtu, KMDLNj
prezentoi  punën që bënë në monitorimin e
stacioneve policore dhe qendrave të mbajtjes që hynë në competence
të Inspektoratit në rast se identifikohen shkelje të
drejtave të njeriut nga ana e zyrtarëve policorë. KMDLNj është i informuar për
vështirësitë me të cilat ballafaqohet Inspektorati prandaj ka rekomanduar
Ministrinë për Punë të Brendshme dhe ministrin Hyseni të bëjë zgjidhje në
mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë gjatë parashtrimit të ankesave.
Në këtë kontekst
 
KMDLNj edhe më parë në reagime publike por edhe në takime me zyrtarë
kompetentë ka kërkuar  të ndahet një
lokacion i përshtatshëm për Inspektoratin Policor, i cili do të lehtësonte
qasjen e qytetarëve për ankesë por edhe për punën e vet stafit. KMDLNj vlerësoi
lartë punën e këtij institucioni dhe shprehu gatishmërinë që të njejtin
bashkëpunim ta vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Edhe
nga përfaqësuesit e Inspektoratit dhe nga vet kryeshefi ekzekutiv u vlerësua
lartë bashkëpunimi I vazhdueshëm me KMDLNj – në dhe pohuan se raportet e KMDLNj
– së kanë qenë bazë për ngritjen e shumë rasteve dhe ka ndihmuar shumë në punën
e Inspektoratit Policor.

KMDLNj
u rikujton qytetarëve të Kosovës se të gjitha ankesat e drejtuar kundër policëve
të Policisë së Kosovës  në rast kur janë
identifikuar shkeljet  janë adresuar tek
Inspektorati dhe nga të njejtët gjithmonë është marrë përgjigje në kuadër të
hapësirës kohore. KMDLNj gjithashtu fton qytetarët që për ankesat që ata kanë
drejtuar policëve të adresohen në Inspektoratin e Policisë së Kosovës.

Si
shum
ë pozitive dhe rritje të transparences dhe
llogaridhënies të Inspektoratit Policor , KMDLNj e vlerëson faktin se të gjitha
palët që trajtohen nga Inspektorati Policor , informohen me ecurinë e shqyrtimit
të kërkesave të tyre.