Vazhdon aksioni i policisë rrugore: 4.998 gjoba në fundjavë, 685 për rripin e sigurimit

83

Gazeta Telegraf/

Vazhdon aksioni edhe gjatë kësaj fundjave i
policisë rrugore për zbatimin e kodit rrugor për rritjen e parametrave të
sigurisë në rrugë.

Gjatë 72 orëve të fundit janë ndëshkuar
685 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit. Gjithashtu  janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme
4.998 masa administrative.

Janë arrestuar 20 drejtues mjeti nga të cilët 7  në
gjendje të dehur si dhe 13 të pa pajisur me leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 122 Leje Drejtimi, nga këto 18 për
alkool, 76 për shpejtësi dhe 28 për semafor e shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 108 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,
144 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 848
masa administrative për shpejtësi.

Policia bën me dije se edhe në ditët në vijim do vijojë
zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170 por për të gjithë
shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë
rrugore.