Vazhdojnë skandalet në arsimin e Sarandës

528
Sigal

Ende asnjë përgjigje për emërimin në qytetin bregdetar të Sarandës së mësuesit të fizkulturës, Edi Vasi, larguar me “ceremoni” nga shkolla për abuzimet me tezën e Provimit të Maturës. Drejtoria Arsimore e ndëshkoi para pak kohësh për padrejtësitë, mësuesin e fizkulturës dhe drejtuesit aktualë e sollën përsëri në prag të fillimit të provimeve si mjeshtër të metodave të pasinqerta dhe shkeljes së sigurisë me tezat e Provimit të Maturës. Po si ndodh në këto raste dhe përse kanë rëndësi mësuesit e mbikëqyrjes së Provimit të Maturës? Pasi futen nxënësit në klasa, mësuesit piketojnë klasën dhe aty ku kanë numrin e nxënësve, të cilët e joshin me mënyra të kundraligjshme dhe i kanë premtuar para mësuesit vëzhgues, nëpërmjet njerëzve të tyre që janë jashtë shkollës. Ja këta janë pedagogët “monstra”, të cilët mbahen nën sqetull për shumë arsye edhe nga drejtuesit lokalë të arsimit. I takon Drejtorisë Arsimore të shpjegojë motivin ekonomik apo politik të kësaj lëvizjeje dhe Universitetit të Tiranës atë të emërimit në Universitetin e Sarandës të ish -Drejtorit të Arsimit, Edi Mehmeti dhe ky  i përfolur për skandalin e humbjes së tezës së provimit dhe i hetuar përkohësisht nga Prokuroria. Ka ardhur koha që hetimi të mos ndalet dhe hajdutët të shkojnë para drejtësisë. Ne i kemi kërkuar MASH-it, Universitetit të Tiranës dhe Drejtorisë Arsimore Vlorë të hetojë  me përgjegjësi këto skandale.