Vazhdojnë skandalet e milionave të restaurimit të Mozaikut të Antigonesë

889
Sigal

Administratorja e fondacionit suedez “Trashëgimi pa Kufi”,  nuk bën publike si janë shpenzuar 24.968,31 Euro

Gazeta “Telegraf”, më 21 shtator botoi një reportazh me titull: “Shpërdorohen milionat e Ambasadës Gjermane për restaurimin e Mozaikut të Antigonesë”. Mirëpo, skandalet e abuzimeve të fondeve të dhëna për restaurimin e Mozaikut të Antigonesë vazhdojnë.  IMK-ja nuk ka reaguar, edhe pse dëmtohen deri në shkatërrim të plotë shumë pasuri të çmuara të Trashëgimisë Kulturore.  Zonja Lejla Hadzic, administratore e  Fondacioni “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, i ka dërguar një letër-reagimi gazetës “Telegraf”, ku në emër të transparencës, i kërkon që të botojë përmbajtjen e saj.

Letra Lejla Hadzic,  administratore e  Fondacioni “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”

Fondacioni “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” ka implementuar projektin e Restaurimit të Mozaikut të Antigonesë. Restaurimi, i cili u krye nga specialist shqiptarë dhe të huaj, stabilizoi sajtin dhe ruajti mozaikun . Kontributi i disponueshëm nga Ambasada Gjermane në buxhetin e këtij projekti ka qenë 27,250 euro, nga të cilat janë shpenzuar 24.968,31 Euro. Pjesa tjetër u transferua përsëri në Ambasadën Gjermane. Të gjitha vendimet shkencore mbi riparimin, u diskutuan përgjatë procesit, ku specialistë kanë informuar drejtorin e parkut të Antigonesë, z. Engjëllush Serjani. Teselat e mbledhura në viteve iu paraqitën ekipit specialist nga z.Serjani. Drejtori i parkut ishte pjesërisht i pranishëm në punimeve të riparimit. Megjithatë, gjatë inspektimit në prani të kolaudatorit të IMK-së, që u zhvillua disa ditë më parë, zoti Serjani ishte i pranishëm dhe ka parë gjendjen e mirë dhe e të përshtatshme të mozaikut. Pas përfundimit të riparimeve, Mozaiku është në proces kolaudimi sipas ligjit shqiptar . Si përfundim, armiqtë e trashëgimisë kulturore janë ata që e keqpërdorin atë për interesa politike, sociale apo interesa të tjera. Fondacioni “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” qëndron i fortë dhe transparent, gati për të luftuar ndaj përpjekjeve të tilla.

Të vërtetat që fsheh Lejla Hadzic,  administratore e  fondacioni “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”

Zonja Hadzicc, nuk publikon asnjë transparencë, në lidhje me fondet e 24.968,31 Euro, që pranon se fondacioni i saj ka shpenzuar për riparimet e Mozaikut të Antigonesë. Çfarë materiali përdorën? Sa material u përdor? Sa ishin shpërblimet e administratorëve të Fondacionit për restaurimin që bënë në Mozaikun e Antigonesë?  Zonja Hadzicc, pohon se me materialet që kanë tepruar,  domethënë nga çimentua dhe rëra, do të bërë…rirestaurimin e dëmtimeve?!  Që do të thotë, se fondi i dhënë, është harxhuar i tëri, që në restaurimin e parë. Domethënë, rirestaurimi i tanishëm i dëmtimeve të restaurimit, do të bëhet, sa për të …zënë gojën. Së dyti, zonja Hadzicc spekulon në letrën e saj, pasi drejtori i Parkut të Mozaikut të Antigonesë, Engjëll Serjani, pohon në intervistën për “Telegraf”, se nga fondacioni në fjalë nuk është bërë asgjë transparente, ku u shpenzuan 29.000 eurot, fondacioni suedez “Trashëgimi pa Kufi”  kurrë nuk i ka dhënë asnjë informacion,  ende nuk ka dorëzuar aktin e dorëzimit të restaurimeve të projektit, madje as rezultatin e kolaudimit të ri-restaurimit, i cili u bë tani.  Përse  ajo si administratore e fondacionit që shpenzoi 29.000 euro të ambasadës gjermane, nuk ka reaguar nga 1 prilli e deri në shtator 2013, ndaj  thirrjeve të drejtorit të Parkut të Antigonesë se po dëmtohen restaurimet e bërë?  Po për ri-restaurimet që sapo bëri, sa garanci ka? Cila është garancia që zonja Hadzich jep, që Mozaiku i Antigonesë do të jetë i ekspozueshëm dhe i vizitueshëm përgjatë gjithë muajve të vitit, e jo vetëm 1-2 muaj në vit? Kjo ka qenë kërkesa kryesore e projektit të restaurimit, për të cilat fondacioni i zonjës Hadzicc u shpërblye me 29.000 euro!

  Engjëll Serjani, drejtori i Parkut të Mozaikut të Antigonesë, në “Telegraf”

 Zbatimi i projektit të financuar nga Ambasada Gjermane për restaurimin e Mozaikut të Antigonesë, u vonua, pasi Stefan Doepke, një personazh, i cili nuk ka ndonjë rol zyrtar në ccështjet e Trashëgimisë Kulturore  dhe i cili ishte menaxheri kryesor i  Projektit  nuk pranoi që restaurimi të fillonte me specialistët shqiptarë, siç ishte miratuar në projekt, por këmbënguli dhe solli edhe një specialist grek. Ndaj restaurimet filluan në tetor 2012 dhe mbaruan në nëntor 2012. Ripunimet e restaurimit filluan në mars të 2013-s, kur u bë edhe inaugurimi. Mozaiku u mbajt i ekspozuar në natyrë, gjatë dimrit, edhe pse nuk kishte mbaruar restaurimi.  10 ditë pas inaugurimit, më 1 prill dallova dëmtime në restaurimin që kishin bërë. Pas restaurimit mozaikun  e lanë të ekspozuar, edhe pse binin shirat dhe borë. Unë  dërgova një relacion  fondacionit “Trashëgimi pa Kufi”, IMK-së, Ministrisë së Kulturës, mirëpo asnjë nuk reagoi. Më 6 gusht 2013 u kam dërguar relacion  për dëmtimet që vazhdojnë të  ndodhin në Mozaikun e Antigonesë, pas restaurimit, zotërinjve, Lejla Hadzicc,  Stefan Doepke, Albert Kasi, si menaxher shqiptar i fondacionit, Agron Islamit, specialistit, Gentian Vokopoja, kolaudues, por edhe drejtorit të IMK-së, zotit  Baçi. U kam njoftuar se,  sipërfaqja e stokuar është pluhurosur, kanë dalë në sipërfaqe rrjetat plastike, sepse llacci foprcuaes është shpërbërë. Një numër teserash, nuk janë vendisur në vendin e tyre. Një sërë punimesh nuk janë bërë, ose nuk kanë përfunduar. Gjithashtu,   në atë relacion, u kërkoj dosjen e projektit dhe  Aktet e dorrëzimit, pasi deri tani fondacioni nuk ka dorrëzuar asnjë akt dorrëzimi të projektit që restauroi. Mirëpo askush nuk ka reaguar, deri në muajin shtator, kur për këtë skandal  është informuar edhe Auron Tare si përfaqësues i Forumit të Trashëgimisë si dhe  Emisioni “Fiks Fare”,  të cilët erdhën në Park për të parë situatën.  Me të marrë vesh lajmin se nga Tirana erdhën gazetaret e Fiks Fare, përfaqësues të  Fondacionit erdhen  për të bërë riparime.  Unë nuk i lejova fillimisht, pa lejen e IMK-së, derisa drejtori Apollon Baçe, ka urdhëruar që të vazhdojnë riparimet në mozaik. Pasi mbaruan edhe ri-restaurimin, fondacioni Trashëgimi pa Kufinj nuk ka lënë  sërish asnjë dokument. Edhe kolaudimi që u ribë nga Vokopoja nuk u dha për njohje tek ne, dhe tani mozaiku është mbuluar dhe nuk mund të dimë për cilësinë e riparimeve. Askush nga ne nuk ka dijeni se çfarë është harxhuar, përse është harxhuar dhe sa është harxhuar nga fondacioni Trashegimi pa Kufinj për restaurimin e Mozaikut të Antigonesë.

 Specialisti  Agron Islami, në “Fiks Fare”.

“Unë jam specialist, kur më thanë, fillova punën. Shkak i dëmtimeve janë vetëm kushtet atmosferike, sepse ditën që lamë punimet, të nesërmen filloi dëbora. Unë vendosa të fillonim punën në tetor, sepse edhe në nëntor bënte kohë e mirë.”. Mirëpo  Zoti Stephan Dopke gjerman, nuk thotë të vërtetën e dëmtimeve. Përse Mozaiku i Antigonesë, pasi u ndërprenë punimet  e resaturimit, në nëntor e deri në mars, u la i ekspozuar në natyrë? Përse, specialisti Ismali nuk reagoi, pasi drejtori i Parkut, Serjani e njoftoi që në 1 prill, se ka filluar dëmtimi i restaurimeve që u bënë në Mozaikun e Antigonesë?

 

Ambasada gjermane duhet të reagojë

Ambasada gjermane është donatorja e 29.000. të cilat u dhanë për të bërë restaurimet për Mozaiukun e Antigonesë.  Pyetja e drejtpërdrejtë për ambasadën gjermane, e cila edhe e inaguroi restaurimin në mars të 2013-s, është: A i kishte ndjekur punimet  e resaturimit të Mozaikut të Antigonesë, si donatorja e grantit?  Tani, që u publikua se Mozaiku i Antogonesë është dëmtuar pas restaurimeve,që u bënë,  përse nuk reagon ambasada gjermane dhe të kërkojë përgjegjësi dhe përgjegjësit e një granti që u shpërdorua?  Ambasada gjermane duhet  të kërkojë të mësojë ku dhe si u shpenzuan 29.000 euro që dha? Dëmi i shkaktuar edhe në resaturimet që u bënë në Mozaikun e Antigonesë,  është vepër penale.  Administratorja e fondacionit Lejla Hadzic,  pohon që kanë paguar për monitorimin e projektit vetëm 600 euro. Mirëpo, për restaurimin, fazën e parë nuk kanë përdorur më shumë se 2 thasë çimeto e një karrocë mermer . Ku shkuam milionat e dhëna nga amabsada gjermane?  Vite të kaluara Ambasada Gjermane ka thuruar një shume të madhe për restaurimet e Mozaikut te Linit. Deri më sot nuk dihet se si këto fonde u shpenzuan pasi Mozaiku i Linit është në gjendje të mjerueshme. A mos vallë edhe këto para të taksapaguesve gjermane do të humbasin në xhepat e sekserëve të Trashëgimise Kulturore Shqiptare?  A duhet të mbajë përgjegjësi Ambasada Gjermane për paratë që jep dhe mirëadministrimin e tyre? Mos harrojme se inagurimi i punimeve u bë në prezencën e Ambasadores Gjermane dukë dhënë kështu një mesazh shumëkuptimplotë për interesimin gjerman ndaj Trashegimisë Kulturore.   Shpresojmë që Ambasada Gjermane të tregojë kujdesin e duhur dhe të informohet se si dhe ku kanë shruar fondet e dhuruara. Derisa Lejla Hadzic administratorja e fondacionit Trashegimi pa Kufinj , pohon se ka kthyer disa mijëra euro ambasadës gjermane, përse i ktheu ato? Përse nuk kreu edhe punimet e tjera të parashikuara në projekt, sikurse  konsolidimi i një pjesë e murit rrethues, hekurat rrethuese etj? Po kështu lind pyetja. Kush është Zonja Hadzit dhe kush qëndron pas saj?  Përse operon ajo në fushën e Trashëgimisë Kulturore dhe përse të gjitha projektet e paraqitura prej saj nuk kanë asnjë oponencë në Institutin e Monumenteve?  Përse në restaurimet në Gjirokastër Zonja në fjalë dhe Fondacioni që përfaqëson kanë pasur shumë kritika publike?  Shpresojmë që këtyre pytjeve publike t’i kthejë përgjigje zonja në fjalë.