Sigal

Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë sot rreth orës 13:03 në Durrës, Tiranë dhe zonat perreth. Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 në një thellësi prej 10 kilometra nëntokë, tek Kepi i Rodonit. Tërmeti ka qenë me epiqendër 13 km nga Fushë-Krujë dhe 29 kilometra nga Tirana. Nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

Sipas sizmiologeve vatra ku ra termeti i fortë i ditës së djeshme është ende aktive. Prej ditës së djeshme në 11:01 kur u regjistrua termeti 6 ballë vazhdojne pasgoditjet që jane me dhjetera por me magnitude më te vogel.