Vasilika Vjero: Bizneset që do të kalojnë në sitën e administratës tatimore

1086

Gazeta Telegraf/


Lufta ndaj
informalitetit që nisi në shtatorin e vitit të kaluar ka hyrë në një fazë të
dytë. Drejtoresha e re e Tatimeve, Vasilika Vjero zbulon në një intervistë për
mediat se cilat janë bizneset që do të kalojnë në sitën e imët të administratës
tatimore. Sipas saj, sistemi kompjuterik i Drejtorisë së Përgjithshme të
Tatimeve ka përzgjedhur 6 degë, të cilat rezultojnë me risk të lartë për
evazion dhe këto degë do të jenë targeti kryesor i kontrolleve.  “Janë 6 sektorë ku puna jonë do përqendrohet,
që janë: tregtia me pakicë e shumicë, hoteleri-turizmi, restorantet, ndërtimi,
profesionet e lira dhe bujqësia. Këta janë sektorët ku do të përqendrohen
shumica e kontrolleve dhe vlerësimeve”, deklaron Vjero. Drejtoresha e re e
Tatimeve thotë se kontrollet e shpeshta që acaronin bizneset tani do të
rrallohen dhe do të kryhen vetëm mbi bizneset e përzgjedhura nga sistemi
kompjuterik i riskut. “Ne do reduktojmë dhe janë reduktuar maksimalisht vizitat
e inspektorëve pranë njësive ku bizneset zhvillojnë aktivitetin. S’ka pse
inspektorët të trokasin çdo ditë, por vetëm kur ky biznes paraqet një risk”,
sqaron Vjero. Por a duhet bizneset e tjera të flenë të qeta? Sipas drejtoreshës
së Tatimeve, lufta kundër informalitetit do të vazhdojë dhe algoritmi i riskut
mund të nxjerrë emra të tjerë. “Sigurisht që lufta ndaj informalitetit do të
shtrihet në të gjitha nivelet e tatimpaguesve. Nuk do të thotë që sektorët e
tjerë me më pak risk nuk do të jenë në fokus të luftës ndaj informalitetit”,
nënvizon Vjero. Por çfarë do të ndodhë me 31 mijë bizneset e gjobitura
gabimisht nga sistemi i Tatimeve?  “Nuk
do ketë veprime me forcë për këto detyrime sepse kjo kategori do përfitojë nga
ligji i faljeve”, shton Vjero. Sipas saj, administrata tatimore është duke
pritur vetëm që qeveria të miratojë ligjin në Parlament për t’i zeruar këto 31
mijë gjoba në sistem.

 

Sigal