Varrimi i Brunildës/ Nëna: U zhytëm në borxhe, djalin nuk e morëm dot

566
Sigal

Përcillet për në banesën e fundit trupi i pajetë i 37-vjeçares, Brunilda Kovaçi, e cila u gjet e vrarë dhe pjesërisht e djegur në vigjilje të Krishtlindjes në Francë.

Trupi i saj mbërriti pranë familjes në Berat.

Mes lotëve dhe dhimbjes, familjarët e saj kanë kryer ritet e fundit mortore në nder të Brunildës në varrezat e Suelasit në qytetin e Beratit.

Nëna e vajzës, Fatime Kovaçi dhe familjarët e saj kanë deklaruar se nuk i ndihmoi askush për sjelljen e trupit të pajetë të vajzës nga Franca në Shqipëri.

Ata deklarojnë se janë zhytur në borxhe për marrjen e trupit të Brunildës, ndërkohë që djalin e saj 3-vjeçar, Leonardon, nuk kanë mundur dot ta marrin në Shqipëri sepse nuk i ka lejuar shteti francez, për shkak të mungesës së dokumentacionit të plotë.

Fatimeja kërkoi nga shteti edhe ardhjen e dy djemve që ka në burg për të marrë pjesë në funeralin e motrës së tyre të vetme, për të cilët bëri edhe kërkesë pranë IEPV-së Berat, por askush nuk ia solli.

Brunilda punonte si prostitutë në zonën e Kanës në Francë. Një i ri u arrestua pas vrasjes. 27-vjeçari, që punonte edhe si kamionist, dyshohet se e vrau shqiptaren pasi bënë seks.

Nuk dihet arsyeja se përse ai e humbi arsyen dhe masakroi gruan trupvogël, shkruajnë mediat franceze.

Shqiptarja jetonte atje bashkë me djalin e vogël vetëm tre vjeç.

Video Player

00:00
00:54