Varfëria lë 1600 apartamente të pa shitura në Pogradec dhe 1000 në Korçë, blerës janë vetëm pushtetarët e deputetët

1062
Nga Bardhyl BERBERI 
Po të ecësh buzë liqenit syri të sheh shumë blloqe pallatesh të përfunduara që janë bosh. Natën ata janë në errësirë të plotë pasi nuk ndizen dritat . Qëndrojnë të heshtur duke zgajtur hijen e tyre deri tutje në park madje ata shumëkatëshit seri në breg të liqenit Kështu vetëm në qytetin e Pogradecit sipas një shifre zyrtare janë 1600 apartamente të pa shitura si rezultat i paaftësisë blerëse . Ju vijnë rrotull hallexhinjtë që kanë nevojë për një hyrje por ata kanë ngelur si një mollë e ndaluar për ta. Pallatet janë komodë me parametra bashkëkohore por qëndrojnë bosh prej disa vitesh. Ndërtuesi thotë se ka shumë pallate të ndërtuara prej tij të cilët qëndrojnë bosh. Ata për gazetën “ Telegraf “ thonë se nevoja ka shumë ka mijëra familje që nuk kanë banesë por s’ka fuqi blerëse. Qyteti i Pogradecit nga 18 mijë banorë që ka qenë në vitin 1990 ka arritur sot në qytetin e Pogradecit ka mbi 55 mijë banorë të regjistruar por shifra mund të jetë edhe më e madhe mendohet se vetëm në qytet janë mbi 60 mijë banorë .Në kohën e tranzicionit mijëra e mijëra familje nga rrethe të ndryshme të vendit duke e parë qytetin e Pogradecit si një qytet atraktiv me plot resurse dhe me bukuri natyrore me liqenin në gji duke menduar se jeta e tyre do të rritej cilësisht erdhën në Pogradec duke blerë shtëpi. Fama e Pogradecit për klimën e mrekullueshme, kur në verë temperature mesatare shkon deri në 27 gradë celsius. Qytet që në kohën e diktaturës për këtë klimë të mrekullueshme ka qenë oaz i diktaturës, ku vetë Enver Hoxha qëndronte çdo vit nga tre muaj në Pogradec. Duke parë këtë situatë ndërtuesit nga Pogradeci por dhe nga rrethe të tjera pa asnjë plan urbanistik ndërtuan pallate ku të mundnin duke korruptuar edhe ish drejtuesit e bashkisë duke bllokuar shumë prona publike, lulishte parqe , hapësira të gjelbërta midis pallateve duke i dhënë qytetit një pamje të shëmtuar ,mes një kaosi urbanistik. Bregut të liqenit i kanë marrë frymën duke shkelur të gjitha rregullat urbanistike . Statistika zyrtare thotë se vetëm në qytetin e Pogradecit 60 për qind e ndërtesave janë ngritur pa leje .Janë ngritur madje dhe mbi lumin e qytetit duke përmbytur gjithë zonën përreth duke shkaktuar dëme të pallogaritshme. Vetëm nga shirat që ranë para disa kohësh rezultat i këtyre ndërtimeve pa leje nga bllokimi i kanaleve nga ndërtimet pa leje dhjetëra familje janë përmbytur duke ju shkatërruar gjithçka duke i lënë gati në qiell të hapur! Madje gjithmonë kam pasur një mendim personal se Pogradeci është një qytet piktoresk e jo turistik .Sepse që një qytet që të jetë turistik padyshim që duhet të ketë një plan rregullues dhe nuk mund të ngresh ndërtesa ku të mundësh E njëjta situatë është edhe në qytetin e Korçës .Edhe këtu gjendja është alarmante janë plot 1000 apartamente të përfunduara para dy muajsh që nuk shitet asnjë apartament .Edhe këtu shkakun ia venë varfërisë të tejskajshme .Shumë qytetarë vijnë dhe I shikojnë pallatet dhe nuk I blenë dot .Edhe pse ndërtuesit kanë bërë ulje të ndjeshme të çmimeve në çmimin për metra katror dhe përsëri nuk afrohet njeri .Ne, thonë ndërtuesit po paguajmë koston e krizës dhe të varfërisë e cila po manifestohet hapur edhe në tregun e ndërtimeve .Te vetmit që janë blerës të pallateve në Pogradec janë pushtetarë ,deputetë dhe drejtuese te shoqërisë civile të shumtë që kanë blerë pallate vetëm për muajt e verës apo për ditët e pushimit kur vijnë për fundjavë. Ata janë qindra që kanë blerë, por ndërtimet këtu janë me mijëra bosh, që të sjellin një trishtim, ashtu të heshtur ku nuk ndizen dritat dhe nuk sheh njeri nëpër ballkone…Por në Pogradec brenda qendrës së qytetit janë dy hotele prej 20 vjetësh që janë ngritur dhe qëndrojnë ashtu vetëm si kulla të ndërtuar si skelete duke shëmtuar keq qytetin së bashku me disa ndërtesa të tjera të vjetra si turizmi i vjetër apo” Oktapodi” që kanë zëvendësuar banjat publike që qytetit i mungojnë prej 20 vjetësh nga 5 që ka pasur kur ishte 18 mijë banorë. Sot 60 mijë banorë nuk ka asnjë. Ish banjat janë kthyer në lokale ku pihet raki dhe votkë …
Gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit shqiptarët e thjeshtë po përdoren si një monedhë metalike që përdoret si kusur atyre që janë dhjamur dhe kanë abuzuar me këtë popull fatkeq.
Sigal