Varfëria ekstreme në fshatrat e Librazhdit, fshatarët irritohen kundër Taulant Ballës

1154
Banorët e Prevallit së shpejti do të bëjmë protestë para Prefekturës së Elbasanit
Fshatrat e Librazhdit janë më të varfrat në Shqipëri. Mungon infrastruktura, fshatarët nuk kanë treg për të shitur produktet e tyre bujqësore dhe minerale, nuk punojnë, pasi tashmë janë mbyllur edhe minierat, që ishin burimi kryesor i të ardhurave të tyre familjare. Si të mos mjaftonin këto, varfërisë nëpër fshatrat e Librazhdit i shtohet edhe mungesa shpesh e energjisë elektrike, për shkak të mungesës së investimeve.
Banorët thonë për gazetën “Telegraf”se “Gjatë dimrit neve askush nuk na erdhi në ndihmë, kemi vite që kërkojmë investime, por askush nuk përgjigjet. Kemi rregulluar rrjetin sipas mundësive; më tela me gjemba, tela kavoje, kemi gjetur lloj lloj zgjidhjesh.” Njëri nga banorët shprehet: “Deputeti ynë, Taulant Balla nuk na përgjigjet!” 
Premtimet boshe të deputetit Taulant Balla
Fshatarët e fshatrave të Librazhdit pohojnë se kanë mbetur të zhgënjyer nga premtimet e pa mbajtura elektorale të deputetit të tyre, Taulant Balla, i cili tashmë nuk interesohet për problemet dhe hallet e elektoratit, që i dha votëbesimin. Në takimin me banorët e Prevallit dhe Kostenës të Njësisë Administrative Lunik, deputeti Endri Hasa ishte në fshatin më të thellë të Librazhdit, i shoqëruar nga Kryetari i PD-së së Librazhdit, Bujar Vreto. Zona Prevallës dhe Kostenjës është një nga fshatrat më të largët të Bashkisë Librazhd. Gjatë takimit banorët ngritën një numër të madh problemesh, ku kryesorja, siç e pohojnë banorët është mungesa e rrugës e cila bën që të vështirësohet lidhja me qytetin. Rruga është më gropa dhe e dëmtuar dhe pa vënë dorë nga pushteti, banorët thonë se edhe deputeti Taulant Balla u ka dhënë vetëm premtime dhe asgjë tjetër. Mungesa e një ure, e cila, vështirëson dërgimin e fëmijëve në shkollë, në dimër dhe pas çdo shiu të rrëmbyer. 
Fshatra pa drita, si në Mesjetë
Një problem tepër serioz është edhe mungesa e energjisë elektrike, ku nuk është bërë asnjë investim, përçuesit dhe shtyllat janë që në kohën e elektrifikimit. Në rrugë dhe afër shtëpive shikon shtylla të rrëzuara, të lidhura me hunj gardhi dhe shkopinj. Gjithë dimrin e kanë kaluar me mungesë energjie, askush nuk u ka ardhur në ndihmë. Deputeti Endri Hasa ngre me të madhe shqetësimin, që banorëve të cilëve duhet t’u jepet sa më parë ndihma maksimale për furnizimit normal me energji elektrike duke filluar urgjentisht shërbimet e duhura në riparimin dhe vënien në funksion të rrjetit elektrik. Si ka mundësi që kjo zonë është akoma me rrjetin elektrik të vitit. 1970?! Prevalli dhe Kostenja është një nga fshatrat më të largët dhe më të varfër të njësisë Administrative Lunik, një fshat që tradicionalisht ka votuar vetëm majtas, por që asnjë shërbim nuk i ka shkuar në zonë dhe në fshat. Banorët thonë për gazetën “Telegraf”, se “neve në dimër askush nuk na erdhi në ndihmë, kemi vite që kërkojmë investime, por askush nuk përgjigjet, kemi rregulluar rrjetin sipas mundësive më tela me gjemba, tela kavoje, kemi gjetur lloj lloj zgjidhjesh. Deputeti ynë, Taulant Balla nuk na përgjigjet,”- shprehet njëri nga banorët. Probleme me rrjetin elektrik ka edhe në Zonën e Çermenikës. Në të gjithë Librazhdin është në një amulli të vajtueshme sistemi i energjisë elektrike. Edhe pse flitet për investime, por investimet nuk duken,askund. Gjendja reale të paraqet: Kabina të shpartalluara që venë në rrezik jetë njerëzish dhe mund të bëhen në çdo moment burim ngjarjesh tragjike, sepse janë të hapura, pa dyer dhe të pa sigurta. Pavarësisht motit të pafavorshëm dhe dimrit që akoma nuk ka kaluar, në disa zona të thella malore të Librazhdit edhe Prrenjasit, investimet e raportuara dhe gatishmëria e punonjësve të OSHE Librazhd, pothuajse ka qenë zero, pasi dëmet në rrjet, kabina, dhe tërë sistemin elektrik kanë qenë të mëdha. E gjitha kjo për arsye të mos mirëmbajtjes së rrjetit dhe të mos kryerjes së punimeve gjatë stinës së verës, kur duhet edhe të fillonte përgatitja për stinën e dimrit. Edhe në Bërzeshtë, Fanjë, janë po k këto shqetësime. 
Sigal