Vani Gjuzi – 2017 viti i suksesit

1087
Vani Gjuzi është këngëtari i muzikës popullore dhe të lehtë në Shqipëri. Talenti, pasioni, zëri me nota shumë të ngrohta muzikore e ka bërë Vanin një prej artistëve dhe këngëtarëve më të dashur sot për sot për publikun. Aktivitet e Vanit janë të shumta, mbrëmje muzikore, koncerte, evenimente brenda dhe jashtë Shqipërie në Evropë. Vani renditet me meritë si një nga këngëtarët më të mirë të muzikës shqiptare, i cili ka pasur bashkëpunime të shumta si me Çiljetën, Amardën, Sergion, Dona Spahiu etj. Viti 2017 ka qenë një vit shumë i mbushur veprimtari dhe me një axhendë të ngarkuar për këngëtarin. Vani ka pasur realizime të suksesshme për shumë këngë që kanë marrë udhë në rrugën e muzikës shqiptare dhe vazhdon të pasurohet me shumë projekte të reja muzikore. Vani Gjuzi është këngëtar shumë i kërkuar dhe tejet i pëlqyer për publikun shqiptar dhe atë nëpër botë, i cili pritet me shumë dashuri nga fansat e tij. Gjatë bisedës që patëm me këngëtarin Vani Gjuzi kuptuam që në të ardhmen e afërt do të ketë për artdashësit e tij shumë surpriza si me këngë ashtu dhe projekte të reja, madje pa u mbyllur mirë viti 2017. Këngëtari Vani është këngëtar profesionist i muzikës shqiptare si asaj popullore dhe të lehtë. Viti 2017 po mbyllet në mënyrë shumë të suksesshme për këtë këngëtar, por jo vetëm ky edhe viti 2018 për Vanin do të jetë një vit me një agjendë të mbushur me koncerte si brenda dhe jashtë vendit. Koha e lirë për këngëtarin Vani është shumë e pakët, sepse siç na thekson që edhe në kohën e lirë ai merret me muzikën dhe projektet muzikore. Kur e pyesin ku ndjehet më mirë, kur këndon në Shqipëri apo jashtë saj, ai shprehet: “Në Shqipëri normal, por edhe kur këndon jashtë Shqipërie shpirti më mbushet me emocion kur shikon shqiptarët që t’hidhen në qafë dhe të përqafojnë me lot në sy, madje kujtoj një moment kur po këndohej kënga patriotike “Xhamadani vija-vija” dhe të gjithë fansat dhe të pranishmit ishin emocionuar pa fund.” Vani Gjuzi është këngëtar i preferuar dhe i kërkuar nga të gjitha grupmoshat, këtë gjë e kanë të treguar fare mirë klikimet e shumta ne programin Yotube. Hitet e tij janë të shumtë si: “Kadal-Kadal”, “Duhet të isha unë”, “Sy Bukura”, “Emanuela”, “Sonte më dhemb zemra”, “Stinët e dashurisë”, “Arome Indie” etj. Vani ka një marrëdhënie dhe një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe miqësor me të gjithë kolegët e tij ku përzgjedh gjithmonë kantautorët dhe kompozitorët më të mirë në vend. Qëllimi që Vani i ka venë vetes është të jetë përherë një këngëtar profesionit e të renditet përherë tek më të mirët dhe më të kërkuarit. Përveç muzikës Vani ka dhe shumë hobe të tjera, të cilat janë të shumta, si sporti dhe jo vetëm dëgjimi i muzikës sa më shumë. Viti 2017 renditet si një nga vitet më të suksesshëm për Vanin, për të cilin me plot gojën e emërton që 2017 është viti i suksesit. 

Përgatiti: Erina Çela


Sigal