Vangjush Dako shtroi darkë iftari me rastin e muajit të Ramazanit

568
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako shtroi një darkë iftari me rastin e muajit të Ramazanit, ku përveç besimtarëve myslimanë që kanë agjëruar gjatë muajit të Ramazanit të ftuar ishin përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare, deputetë, personalitete të fushave të ndryshme dhe qytetarë të Durrësit. 
Iftari është shtruar në mjediset e xhamisë “Riza Bajrami”, e cila gjendet në zonën e Plazhit. Kryebashkiaku Dako pasi ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen theksoi se muaji i madhnueshëm i Ramazanit na kujton të gjithëve forcën e shenjtë të sakrificës dhe durimit, dritën e virtytit dhe vlerave njerëzore. 
Po kështu kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako deklaroi se një nga vlerat tona më të mëdha si shoqëri dhe si komb është bashkëjetesa e mrekullueshme e besimeve të ndryshme në vend dhe toleranca shembullore mes tyre.
Sigal