Valixhja e braktisur në Tiranë, alarm fals

656
Rezultoi një alarm fals ai i një valixheje të ndodhur pranë zyrave të informimit të BE-së në Tiranë, nga pjesa e pasme e pallatit të Kongreseve.
Pas sinjalizimit nga banorët policia rrethoi vendin e ngjarjes, ndërsa paralizoi dhe trafikun.
Pas shpërthimit të telekomanduar nga forcat xheniere rezultoi një alarm fals, pasi valixhja ishte boshe.
Tashmë pritet që kamerat e sigurisë të zonës të zbulojnë se kush ishin personat që e lanë apo e harruan valixhen në atë vend.
Pak kohë më parë një rast i tillë ka qenë edhe pranë ambasadës amerikane në Tiranë, por sërish rezultoi një alarm fals.
Sigal