Sigal

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka rrahur gruan e tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Damjan të Tiranës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet J.M., ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes me inicialet S.M., 30 vjeçe. Kësaj të fundit iu plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.