Ushtria nis rindërtimin e urës në Darzezë

630
Rreth 40 efetkivë të Forcave të Armatosura vijojnë që prej mbrëmjes së kaluar të qëndrojnë në Darzezë të Fierit të cilët kanë vendosur thasë me rërë në dy anët e argjinaturës së kanalit kullues si dhe po ndihmojnë banorët e prekur nga përmbytjet.
 Fadromat po hedhin gurë për të parandaluar gërryerjen e mëtejshme të kanalit, ndërsa pritet të vendoset edhe ura metalike.Forcat e ushtrisë po ndihmojnë banorët të kalojnë urën.
Sigal