“Ushtria e shushunjave” të bordeve që gllabëron çdo muaj miliona euro

852
Sot po publikojmë një vendim të Kontrollit të Lartë të Shtetit ( KLSH) me Nr.137, datë 30.09.2015, firmosur nga kryetari i këtij institucioni, Bujar Leskaj, me të cilin miratohet raporti përfundimtar i një auditimi specifik, të kryer..
Sigal

PËR

EVADIMIN
E MATERIALEVE TË AUDITIMIT TË USHTRUAR PËR ZBATIMIN E KUADRIT RREGULLATOR
LIGJOR DHE NËNLIGJOR TË KRIJIMIT, PËRBËRJES DHE SHPËRBLIMIT TË BORDEVE,
KËSHILLAVE, KOMISIONEVE APO ORGANEVE TË TJERA KOLEGJIALE TË ADMINISTRATËS
SHTËTËRORE DHE ENTEVE PUBLIKE .

 

Pasi u njoha me
Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe projektvendimin e paraqitur nga Grupi i
Auditimit  dhe shpjegimet e dhëna nga
subjekti i audituar, mendimin nga Drejtori i Përgjithshëm e Drejtori i
Departamentit të Auditimit të Investimeve dhe Projekteve me Financime të Huaja,
Shoqërive Publike dhe Mbrojtjes së Mjedisit dhe 
mendimin për cilësinë e auditimit nga Drejtori i Departamentit Juridik
dhe Kontrollit Zbatimit të Standardeve, në mbështetje të neneve 10, 15 dhe 30
të ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e
Kontrollit të Lartë të Shtetit”,

 

                                                           V E N D O S A:

 I. Të miratoj Raportin Përfundimtar të Auditimit me objekt: Auditimin
e zbatimit të kuadrit rregullator ligjor dhe nënligjor të krijimit, përbërjes
dhe shpërblimit të bordeve, këshillave, komisioneve apo organeve të tjera
kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike, 
të ushtruar, për periudhën 01.10.2013
deri më 30.06.2015.

 

II. Të miratoj rekomandimet e përcaktuara dhe të kërkoj marrjen e masave,
për sa vijon:

  PROPOZIME
PËR NDRYSHIME DHE PËRMIRËSIME LIGJORE.

 

 Nga auditimi i ushtruar u konstatua se punonjës të
administratës shtetërore, sidomos drejtues të niveleve të larta menaxheriale
rezultojnë të angazhuar me pagesë në disa struktura kolegjiale duke mos
llogaritur pjesëmarrjen e tyre në borde, komisione, këshilla apo organe të tjera
pa pagesë e cila kërkon angazhimin e tyre me kohë të pjesshme.

 Referuar
aspektit financiar kjo kategori punonjësish përveç pagës në ushtrim të
funksioneve organike përfiton të ardhura të tjera që vijnë si pasoje e
angazhimit në këto struktura kolegjiale që variojnë nga 2-4 struktura apo edhe
më shumë dhe në disa raste edhe në struktura të sektorit privat duke u
shpërblyer me fonde të konsiderueshme në trajtën e shpërblimeve.

 E
trajtuar kjo çështje në aspektin e performancës në punë dhe kontributit të këtyre
punonjësve është realisht e pamundur si kohë fizike por jo vetëm kaq, angazhimi
njëherazi si në institucionet ku janë të punësuar, ashtu edhe në
angazhimet suplementare në përbërje të bordeve, komisioneve, këshillave apo
organeve të tjera kolegjiale.

Impakti në këto raste është
një pjesëmarrje formale, jo funksionale, jo kontributive, pa efektivitet, dhe i
vetmi përfitim janë shpërblimet e konsiderueshme monetare vetiake me pasojë
abuzimin  me fondet publike.

 1-Mbi kufizimin
e masës së shpërblimit dhe numrit të pjesëmarrjes në borde, komisione, keshilla
dhe organe të tjera kolegjiale.

 

1.a Kuadri rregullator mbi numrin maksimal të
lejueshëm të angazhimit në strukturat kolegjiale.

 Nga auditimi i ushtruar në zbatimin e
kuadrit rregullator ekzistues mbi krijimin përbërjen shpërblimin e
bordeve/komisioneve dhe Këshillave Mbikëqyrës, rezultoi një numër i
konsiderueshëm punonjësish kryesisht të nivele të larta menaxheriale (Drejtorë
Kabineti të Ministrave, Këshilltarë, Sekretarë të Përgjithshëm, Drejtorë të
Përgjithshëm, Zëvendës Ministra, Drejtorë të Drejtorive etj) të angazhuar në
kohë të pjesshme në cilësinë e kryetarëve/anëtarëve në borde, komisione,
këshilla dhe organe të tjera kolegjiale.

Konstatohet që kjo kategori punonjësish krahas funksioneve organike në ministri/institucione
qendrore rezultojnë të angazhuar me pagesë edhe në një numër të
konsiderueshëm strukturash kolegjiale.

Kuadri rregullator
ekzistues lejon që një punonjës i administratës shtetërore të angazhohet
me kohe të pjesshme me të drejtë pagese në katër struktura kolegjiale dy borde,
komisione, këshilla në institucionet qendrore dhe dy këshilla në shoqëri
anonime dhe konkretisht: 

 Në VKM nr. 418, datë 27.06.2012 pika 4.a “Për përcaktimin e masës së
shpërblimit të anëtarëve të Këshillave, bordeve, komisioneve të njësive
të qeverisjes qëndrore
” i ndryshuar me VKM 391 datë 03.04.2013 dhe VKM
621 datë 24.09.2014 përcaktohet se:

Funksionarët politikë, nëpunësit civil, dhe punonjësit e administratës
shtetërore, të cilët janë përfaqësues me të drejtë pagese në më shumë se dy
këshilla, borde apo komisione
të listuar në këtë vendim, përjashtohen
nga e drejta e pagesës
.

Po kështu edhe në VKM nr. 642 datë 11.10.2005 i ndryshuar  me VKM nr 677 datë 03.10.2007 “Për Këshillat
Mbikqyrës të shoqërive anonime shtetërore” përcaktohet se: “Anëtarët
e Këshillave Mbikqyrës miratohen nga Ministri i Ekonomisë, Tregëtisë dhe
Energjitikës
dhe i njëjti person nuk mund të marrë pjesë në më shumë
se dy Këshilla Mbikqyrës
”.

 1.b Mbi pagesat e anëtarëve të Këshillave
Mbikqyrës pa marre pjesë në mbledhje ose në një numër
minimal
mbledhjesh.

 Nga shqyrtimi i
dokumentacionit të vënë në dispozicion rezultuan pagesa të konsiderueshme të
anëtarëve të Këshillave Mbikëqyrës në shoqëritë anonime ndërkohë që këta
punonjës nuk kanë marrë pjesë ose kanë marrë pjesë në një numër minimal
mbledhjesh. Vetë kuadri rregullator ekzistues krijon hapësirën që një
punonjës
të paguhet edhe pa marrë pjesë në mbledhje, pasi në VKM nr.
642 datë 11.10.2005 “Për Këshillat Mbikëqyrës të shoqërive anonime shtetërore”
në pikën 7 përcaktohet:

“Shpërblimi
i anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës është mujor dhe jepet nga mbledhja e
parë e Këshillit.
Efektet
përballohen nga vetë shoqëria anonime”. 

Kjo do të thote se
ky kuadër rregullator lejon pagesën e anëtarëve të Këshillave Mbikqyrës edhe pa
marre pjesë në mbledhje
duke sjell për pasojë absurditete te tilla të
pagesave kundrejt mungesës së kontributit, dhe shpërblime për punë që nuk është
kryer nga përfituesi me impakt të drejtpërdrejte abuzim te fondeve
publike. 

Sa
më sipër argumentojmë: 

-Referuar
evidencës së paraqitur nga Operatori i Sistemi të Transmetimit sh.a , rezulton
se një anëtar i Këshillit Drejtues pa marrë pjesë në asnjë mbledhje ka
përfituar për vitin 2013  një pagesë në
shumën 104 240 lekë.


Dy anëtarët e Këshillit Drejtues në Autoritetin Portual Durrës nga të cilët një
anëtar emëruar me shkresën nr 821 datë 12.12.2013 për 15 ditë pune pa marrë
pjesë në asnjë mbledhje
në vitin 2013 ka përfituar shpërblim në vlerën 29
455 lekë dhe një anëtar
për vitin 2014 rezulton një pagesë ne shumën 81
000 lekë
.

 

1.c-Nga
auditimi i kryer u konstatuan raste të përfitimit të shpërblimeve për
pjesëmarrje cilat variojnë nga 60 000 -162 000 lekë/mbledhje.

 Sa
më sipër argumentojmë: 

1-Në
Operatorin e Sistemit të Transmetimit sh.a (OST).
Nga të dhënat e paraqitura nga vetë shoqëria rezulton
që për periudhën Janar-Maj 2015, Këshilli Drejtues i kësaj shoqërie (të gjashtë
anëtarët) për dy mbledhje të zhvilluara janë shpërblyer në vlerën 842 500 lekë
nga e cila Kryetari i Këshillit Drejtues në vlerën 202 200 lekë dhe
anëtaret secili nga 134 800 lekë. Sa më sipër rezulton se anëtarët e
Këshillit Drejtues janë shpërblyer me pagë mujore në një periudhë 5 mujore,
edhe pse kanë zhvilluar vetëm dy mbledhje dhe shpërblimi për mbledhje
rezulton respektivisht: Kryetari i Këshillit vlera 101 000 leke/mbledhje
dhe anëtarët në nivelin 67 000 lekë/mbledhje  .

 2-Në
Autoritetin Portual Durrës sh a.
Nga të dhënat e paraqitura nga vetë shoqëria rezulton se për periudhën 5
mujore Janar-Maj 2015 si rezultat i kryerjes se pagesave mujore Kryetari i
Këshillit Drejtues, ka përfituar një shpërblim prej rreth 120 000
lekë/mbledhje
dhe anëtarët 90 000 lekë/mbledhje pra për tre mbledhje
të zhvilluara në total Kryetari i Këshillit është shpërblyer me vlerën 355
000 lekë dhe anëtarët sejcili me 270 000 lekë.

 Krahas sa më sipër
rezulton se një anëtar i Këshillit Drejtues
, ish- nën Kryetar i Bashkisë
Durrës  i cili që prej tetë vjetësh
(2007-2015) është zgjedhur anëtar Këshilli, konstatohet se vetëm në vitet 2013
dhe 2014 ka marrë pjesë përkatësisht në 6 dhe 10 mbledhje me një vlerë pagë
mujore 54 000 lekë dhe është shpërblyer për çdo vit me një vlerë prej 702
000 lekë,
madje për periudhën Janar- Maj 2015 ka marrë pjesë vetëm në një
mbledhje
dhe është shpërblyer në vlerën 162 000 lekë.

 
Një
anëtar i Këshillit Drejtues
, përfaqësues i Bashkisë Durrës, emëruar me shkresën nr.
1783/1 datë 01.04.2015 për një periudhë dy mujore ka marrë pjesë vetëm në
një mbledhje
dhe ka përfituar shpërblim në masën  108 000 lekë.

Një anëtare e Këshillit Drejtues, përfaqësuese e ish
MPPT-së me detyrë Drejtore e Kabinetit vetëm për pjesëmarrje në 4 mbledhje
është shpërblyer në total në vlerën 495 818 lekë ose 123 954 lekë për
mbledhje.

Zv/Kryetari i
Këshillit Drejtues
përfaqësues i ish-METE për pjesmarrje në tre mbledhje
është shpërblyer ne total ne vlerën  348
818 lekë ose 116 272 lekë/mbledhje.

Dy anëtarë të Këshillit Drejtues, përfaqësues të biznesit privat, janë shpërblyer për pjesmarrje në gjashtë
mbledhje me nga 621 000 lekë secili pra mbi 100 000 lekë për mbledhje.

( Trajtuar në faqet 13-17 të
Raportit Përfundimtar të Auditimit).