Ushtarakët: Të bashkuar për ndaluar Aktin Normativ dhe debitë e padrejta!

457
Shoqatat e ushtarakëve, të cilat përfaqësojnë një segment të rëndësishëm dhe aktiv të shoqërise civile demokratike, kanë studiuar vazhdimisht situatën e varfërisë, të vështirësive në trajtimin ekonomiko-financiare dhe shëndetësore të ushtarakëve e familjeve të tyre. Këto kanë bërë apele për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore te njeriut, duke ekspozuar shkeljen e ligjeve dhe Vendimeve te Gjykatës Kushtetuese, veprime në kundërshtim me funksione të shtetit të së drejtës. Kjo situatë është studiuar dhe analizuar intensivisht sidomos gjatë 5 vjetëve të fundit, është trajtuar në mënyrë institucionale dhe është bërë vazhdimisht apel tërë institucioneve dhe organeve parlamentare, ekzekutive, gjykatave dhe partive politike. Në fillimet e periudhës së tranzicionit në Shqipëri, që t`i hapej rrugë dhe t’i jepej mbështetje juridike reformës në FARSH, shkurtimeve masive të efektivave të Ushtrisë. Për këtë u hartua dhe u miratua me konsensus të plotë, me votim 100 % nga Parlamenti i parë pluralist, si Ligji bazë-organik “Për statusin e Ushtarakut” në 3 korrik 1991 dhe në vazhdim u miratuan dispozita ligjore të tjera si VKM nr. 225 dt 15.5.1992 për trajtimin financiar, shpërblim të menjëhershëm 2 muaj, me pagesë kalimtare 24 muaj dhe më vonë me pension të parakohshëm.
Shoqatat e ushtarakëve evidentojnë se në vendin tonë ka varfëri dhe minimum jetik bazë të pa llogaritshëm dhe të pakrahasueshme me vendet e BE që ëndërrojmë të jemi anëtarë. Njerëzit jetojnë me “ëndrrën e intregimit të shpejtë në BE” dhe për këtë janë bërë ligje “të mira dhe shumë të mira”, por të pazbatuara ose të zbatuara “keq ose shumë keq”. Në fushën e trajtimit moral dhe material të ushtarakëve në pension kemi një bazë të mirë ligjore në fuqi dhe të krahasuar nga pikëpamja e kritereve me vende të përparuara, por jo me standardet apo nivelet e tyre. Duhet theksuar se ushtarakët në pension që kanë ushtruar një profesion të veçantë, të vështirë dhe të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe si i tillë është kategorizuar historikisht pjesërisht në kategorinë e parë dhe pjesërisht të dytë. 
Mosha e daljes në pension e një ushtaraku ka qenë 55 vjeç, ndërsa sot është rritur me 10 vjet më shumë në 65 vjeç. Para rritjes mosha e daljes në pension të ushtarakut ka qenë e barabartë apo e klasifikuar në grup-moshën e minatorëve. Kohët e fundit minatorët e rifituan të drejtën e moshës së daljes në pension përsëri në 55 vjeç. Ndoshta ka ardhur koha të rishikohet edhe mosha e daljes në pension nga Qeveria si veproi edhe për minatorët. Evidentohet qartë një shkelje e nivelit jetik, shkelet një e drejtë e fituar. P.sh. ushtarakët trajtohen çuditërisht në mënyrë “specifike”(!!); nga njëra anë u rritet mosha e daljes në pension, teorikisht i jepet e drejta ligjore, ndërsa praktikisht kthehet në debitorë, duke iu shkurtuar pensionin e parakohshëm dhe pensionin suplementar në rreth 50 % në muaj të pagës që përfitonin.
Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë (AKUSH) 
Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve Rezervë të Shqipërisë (SHKURSH)
(Pjesëtare në EUROMIL dhe CIOR) (Nga Dr. Kujtim Çako, president i AKUSH
Kol. Thoma Konduri, president i SHKURSH)
Sigal