Urinimet në hapësirat publike, “viktima” të demografisë “amorfe”

519
Të jetosh në një qytet të pastër, ky nuk është luks. Por, të kërkosh pastërtinë nga vetë qytetarët, kjo në Shqipëri është kthyer në një vështirësi sa logjike e kulturore, aq edhe urbane. Këtë moment delikat të ndryshimt të bashkëjetesës në komunitet po e shohim të lëvizë në Tiranë, teksa dita ditës vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, “pickon” në pika kyçe të jetës e veprimtarisë në kryeqytet, më shumë aty ku kryeqyteti ngjason me periferi të fiseve shtegëtare pa rregulla urbane e jetese. Në veprimtarinë e tij të bërë publike në mediat e ndryshme informative, po shohim një start qeverisjeje vendore që i shërben përmirësimit të jetës së qytetarëve të moshave të ndryshme në ambinetet e tyre publike. Dhe mirë bën, sepse kësisoj kjo duket edhe një qytetari menaxhimi e drejtimi të kryeqytetit, e cila veç efekteve ambientaliste i orienton qytetarët që të mësohen me kulturën e jetesës në bashkësi të qytetëruara. Këto janë pasojat që na lanë qeveritarët e së shkuarës në vendin tonë, të cilët as nuk e orientuan e kontrrolluan lëvizjen e lirë të qytetarëve, por as edhe nuk e ndaluan atë për ta bërë sa më graduale në kohë e në kulturë. Sepse pas ndryshimit të sistemit në Shqipëri, demografia ka bërë punën e vet: tiranasit ju drejtuan më shumë botës së qytetëruar, qytetarët e tjerë të Shqipërisë veç emigrimit në Europë e në botë, emigruan me shumicë edhe në Tiranë, ndërsa në qytetet e tyre ata u zëvendësuan me njerëz të zbritur nga periferia e nga fshtrat. Dhe kjo demografi të cilën pushtetarët e së shkuarës në nivelin vendor e qëndror e hallakatën, sot ajo ka lënë pasoja të cilat në këto radhë po i identifikojmë vetëm me urinimet e jashtëqitjet që bëjnë qytetarë të shumtë buzë Lanës dhe në lulishtet e Tiranës. Këta njerëz me prejardhje nga të gjitha anët e Shqipërisë, të mësuar me këto standarde atje ku kanë jetuar e punuar më parë, veç ndotjes së ambinetetit, kësisoj na kanë krijuar në kryeqytet filizofinë e modelit të të jetuarit si në kodrina e male ku zogjtë e kafshët e pyllit nuk kanë mundësi të krijojnë kushte jetese. Jo! Urinimet përgjatë Urës së Lanës dhe në lulishtet e shumta në qendër e në periferi të Tiranës, nuk duhet të mendohen sot në vitin 2015 e jo mandej që të goditen në forma të ndryshme për mos u zhgarravitur si deri më sot. Ky standard minimal jetese në bashkësi nuk mund të arrihet vetëm me gjoba, nuk mund të arrihet vetëm me punën e bashkisë e të kryetarit të saj, sepse ashtu do të krijojmë idenë e formave detyruese, jo ndërgjegjësuese të kulturës qytetare. Në fakt, të dy këto momente kanë lidhje mes tyre dhe i shërbejnë njeri-tjetrit, por për të thënë se këto bëhen për një qytetari me stadndarde kërkohet edhe një ndërgjegjësim qytetar. Eh…, po pas 23 viteve banimi në kryeqytet, një njeri i ardhur nga vise të tjera të Shqipërisë duhet të ketë kaq mend sa të kuptojë se ku është dhe si duhet të sillet. Ndoshta ndryshe shumëkush mund të bëjë edhe “indietro”, dhe kjo nuk është ndonjë hata që e vret këtë qytetari. Përkundrazi, ky është një selektim urban i qytetarisë së munguar që sot po troket më dukshëm jo vetëm në Tiranë. Demografia e hallakatur që shqiptarët e përjetojnë në 23 vite ka bërë që shumë prej tyre që jetojnë e punojnë në Europë e në Botë, këto dukuri qytetarie ti prekin atje duke qenë shpesh edhe pjesë aktive në stadardet e krijuara. Por këtë ndërgjegjësim në stadardet qytetare ata duhet që ta transmetojnë edhe tek të afërmit e tyre, të cilëve u kanë blerë një shtëpi në Tiranë, por që ende tokën e kanë në fshatin a qytetin e origjinës së tyre dhe nuk arrijnë ta ndajnë veten nga të dy standardet. Kësisoj, mungesa e ambienteve publike për nevoja personale që më parë në Tiranë kanë funksionuar rregullisht, janë bërë edhe si një “detyrim e përcaktim” për atë pjesë të popullsisë në kryeqytet që ËC-në e duan në çdo kohë me vete! Këta janë “viktima” të këtij informalitetit urban, të kësaj demografie “amorfe” që duhet ndalur në kulturë dhe në fakt. Pse jo, ky aksion mund të ngjasojë edhe me atë punë që po bën KESH-i për energjinë elektrike, me financat për informalitetin në lokale private të jetës publike, e kudo që ky informalitet e ka bllokuar përsosjen e kushteve të jetesës dhe rritjen e mirëqënies së qytarëve në Tiranë. Jeta pa rregulla nuk është e denjë për qytetarinë e sotme, as edhe për në xhungël ku thuhet se aty rregullat e jetesës i bëjnë më të fortët.
Sigal