Urimi i veçantë i Presidentit Meta për “8 Marsin”: Sot, dita për të reflektuar

890
Presidenti Ilir Meta, e ka nisur ditën E SOTME me një urim të veçantë për të gjitha gratë, vajzat, nënat dhe motrat.
Në ditën e 8 Marsit, Kreu i Shtetit shkruan se sot është dita për të reflektuar, pasi ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat në Shqipëri të gëzojnë plotësisht liritë dhe të drejtat e tyre. Ai bën apel që ato të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri.
“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, të cilat me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkushtimin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri. Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë”, thekson Presidenti Meta.


Sigal