Urimi i Kryeministrit nxin “Ditën e Dritës”

754
Jakup B. GJOÇA

Më 6 Janar 2018 Krishtërimi festoi Ditën e Dritës, një nga festat më të mëdha të Krishtërimit! Dhe, natyrshëm, që gjithë Njerëzimi dje kishte Ditën e Urimit. Vetëm kryeministri Rama vetëbëri përjashtim nga Njerëzimi. Dje, mëngjes-mëngjes kryeministri Rama fyeu gazetarët, që ndodheshin te salla ku do zhvillohej Asambleja e PS. – Mirë mëngjes, kazanë,- “uroi” kryeministri Rama ata gazetarë që vetë Partia Socialiste i kishte ftuar që të pasqyronin punimet e Asamblesë Socialiste. Ky është kryeministri Rama. I vërteti! – Njeri pa edukatë, derisa fyen gazetarët publikisht. – Njeri që urren të Vërtetën, derisa shan dhe mallkon këdo që e kritikon. – Njeri pa Personalitet, derisa është banal në marrëdhëniet dhe komunikim publik me çdo qytetar. – Arrogant, derisa përçmon Njerëzit e Punës. – Njeri pa Moral, derisa përmend publikisht fjalor të ulët imoral. – Njeri mosmirënjohës, derisa shan gazetarët, ata punëtorë të medias, të cilët për çdo ditë pasqyrojnë aktivitetet politike të kryeministrit Rama. Dhe i tillë, Edi Rama ka qenë përherë. Kujtoni fyerjet, akuzat publike, gjyqin që Edi Rama bëri në fillimvitet ’90-të ndaj babait të vet Kristaq Ramës, duke e akuzuar për imoralitet ndaj gruas së vet, aq sa në gjyq Edi Rama mohoi edhe fëmijën e vet. Kujtoni Edi Ramën, si kryebashkiakun e Tiranës të dalë foto NUDO në plazh. Kur fyen kryeministri Edi Rama publikisht gazetarët, kuptoni dhe konceptoni edhe brendinë e Shtetit që ai drejton! Kur kryeministri Edi Rama poshtëron publikisht gazetarët, kuptoni dhe konceptoni sa poshtë ka rënë edhe vetë Demokracia në Shqipëri. Në asnjë Demokraci, në cilëndo fazë të zhvillimit të saj, kurrë nuk mund të konceptohet, kurrë nuk mund të ndodhë, që kryeministri të fyejë, të poshtërojë gazetarë! Në Demokraci Funksionale Media GJITHMONË është Përballë Pushtetit Ekzekutiv, Media është Kritike ndaj çdo Qeverie dhe Qeveriu. Në Demokraci Funksionale Kurrë nuk ndodh që pushteti Ekzekutiv, ca më pak Kryeministri, të atakojë, të kritikojë, të vlerësojë Median! Kësisoj, është përtej logjikës njerëzore, përtej Moralit njerëzor, përtej Edukatës njerëzore sjellja arrogante, fyese, turpëruese e Kryeministrit Edi Rama të poshtërojë gazetarët publikisht, duke i quajtur “kazanë”. Kryeministri Edi Rama këtë sjellje e përsërit sa herë ndaj gazetarëve. Psikologjikisht, kjo sjellje publike e papranueshme moralisht, po edhe e dënueshme juridikisht, (është Vepër Penale e kryerjes të “Fyerje Publike) e kryeministrit Edi Rama mund shpjegohet:- Së pari, kryeministri Rama nuk ka vetëkontrollin. Kjo mund të ketë shkaqe psikike patologjike, derisa sjellja e tillë e kryeministrit Rama është e përsëritur. Por, mund të shpjegohet se kryeministri Rama ndodhet nën ndikimin e lëndëve narkotike, derisa është përdorues i përhershëm i drogës. Kur Shteti në Shqipëri drejtohet nga një kryeministër si Rama, i cili shumë herë ndodhet nën ndikimin e lëndëve narkotike, derisa fyen e poshtëron publikisht gazetarët,kjo dëshmon se Shteti Demokratik ka rënë. Por, kur kryeministri Rama në mënyrë të përsëritur fyen, poshtëron, kërcënon, përndjek nga puna gazetarët,kjo sjellje politike e Kryeministrit Rama demonstron publikisht edhe FORCËN E PUSHTETIT TË KRYEMINISTRIT RAMA NDAJ MEDIAS NË SHQIPËRI. Forca e pushtetit të Kryeministrit Rama ndaj Medias, deri në nënshtrimin e plotë të Medias ndaj kryeministrit Rama duket:
– Së pari, Mediat në Shqipëri NUK REAGOJNË ndaj sjelljes fyese, poshtëruese të kryeministrit Rama ndaj gazetarëve, dhe NUK BOJKOTOJNË AKTIVITETET POLITIKE të kryeministrit Rama. Përkundrazi. Edhe pse kryeministri Rama i poshtëron publikisht gazetarët e vet, mediat sërish pasqyrojnë aktivitetet politike të kryeministrit Rama. Mediat nuk kritikojnë aspak Kryeministrin Rama pse fyen e poshtëron publikisht gazetarët, sepse në të vërtetë Mediat sillen si KONE të informimit të kryeministrit Rama. Së dyti, Madje, mediat në Shqipëri zbojnë nga puna çdo gazetar që është kritik ndaj kryeministrit Rama, nëse kritikën ndaj kryeministrit Rama e ushtron edhe nga …rrjeti social. 
Kryeministri Rama ka kaq pushtet ndaj Medias në Shqipëri, sa urdhëron pronarët e Medias të zbojnë nga puna urgjentisht këdo gazetar kritik ndaj tij. Kryeministri Rama i ka nënshtruar Mediat në Shqipëri me dy mënyra:
– Së pari, duke u dhënë pronarëve të Medias koncesione, tenderë publike aktiviteteve të biznesit që kanë pronarët e medias në Shqipëri. 
-Së dyti, Kryeministri Edi Rama bën pastrimin e fitimeve të parave me pronarët e Medias, qindra miliona euro, që fiton nga korrupsioni dhe inkriminimi i politikës. Ky biznes i Kryeministrit Rama me pronarët e Medias në Shqipëri, i pastrimit të qindra miliona eurove, dëshmon qartazi Forcën e Pushtetit të kryeministrit Rama ndaj Medias.
Pastrimi i parave të korrupsionit dhe inkriminimit të kryeministrit Rama me pronarët e Medias në Shqipëri ushqen sjelljen e përditshme arrogante, poshtëruese të kryeministrit Rama ndaj gazetarëve. Nëse një Media në Shqipëri guxon të kritikojë kryeministrin Rama, duke denoncuar korrupsionin dhe inkriminimin e kryeministrit Rama, atëherë Pushteti i kryeministrit Rama shtyp pa mëshirë Median, deri sa e mbyll fare, me kërcënime, me burgosje, duke ingranuar Shtetin, Policinë, Tatimet kundër kësaj Medie.
Sigal