“Urgjenca”, mungon Beqaj, Vokshi: Më refuzon sistematikisht. Spahiu: Eshtë në mbledhje qeverie

635
Komisioni i Shëndetësinë është mbledhur sot për të diskutuar për “shkrirjen” e urgjencës së Tiranës, ndërsa kryetarja Albana Vokshi e ka quajtur të pajustifikuar dhe shkelje të ligjit mungesën e ministrit të Shëndetësisë, në këtë dëgjesë me mjekët e urgjencës. Në mbrojtje të ministrit ka dalë deputetja Klodiana Spahiu e cila tha se në këtë orar ministri ndodhet në mbledhje qeverie. U desh ndërhyrja e Petrit Vasilit që debati të zhvendosej tek rendi i ditës, tek dëgjimi i profesionistëve të urgjencës. Në emër të tyre, mjeku i urgjencës Dritan Koçia tha se ky vendim ishte i befasishëm për ta kur prisnin vënien në zbatim të një tjetër projekti, atë të krijimit të Urgjencës Kombëtare, që do të thoshte zgjerim dhe jo shkrirje.
Albana Vokshi: Me mungesën e tij ministri shpërfill mjekët profesionistë. Donim të dinim kush është fati i urgjencës pse ka shkelur ligjin ministri? Të na jepte informacione. Shpreh keqardhje për mungesën e ministrit Shkelje flagrante e rregullores, e Kushtetutës.
Klodiana Spahiu: Keni sjellë një peticion në 1.2.2016. Kemi qenë bashkëpunues me bluzat e bardha, janë marrë në konsideratë kërkesat tuaja. Mbledhja sot e komisionit shkel të gjitha rregullave. Çdo qytetar e di që ditën e mërkurë në orën 11:00 është mbledhje qeverie. Një seancë dëgjimore si mund të thirret një ministër kur është mbledhja e qeverisë?
Vokshi: Ja dhamë të drejtën të vinte në orën që donte
Spahiu: Ulni tonin dhe mundohuni të jeni korrekte kur shpjegoheni. Unë dua të sqaroj mjekët
Vokshi: Ti mos mbro atë që është e pambrojtshme
Spahiu: Pranoni që keni vendosur një mbledhje kur ministri s’vjen dot
Vokshi: Më refuzoi në mënyrë sistematike, u tall më tha të dëgjoj në datë 15 apo 16 kur urdhri ka dalë në 1 shkurt. Nuk e mbron dot shkeljen e Kushtetutës.
Petrit Vasili: Jemi për një çështje që ka sensibilitet, shqetësimi i profesionistëve. Nuk ka interes askush të dëgjojë këto, të futemi në temën e diskutimit, lëreni debatin, unë i pari ngrihem e iki. Kam ardhur të dëgjoj shqetësimet.
Vokshi: Njoftimi është bërë që do ishte ministri këtu, nuk është serioze janë njoftuar të gjithë që do ishte ministri. Na mblodhi interesi i publikut është shpërbërë urgjenca e Tiranës.
Mjeku Dritan Kocia: Koha ka qenë shumë e reduktuar, një pjesë e stafit vijon të jetë në punë, dërguam një peticion deri tek kryeministri e kryeparlamentari. Patëm një takim me ministrin, me dëshirën tonë për të zgjidhur problemin, deri tani nuk kemi zgjidhur gjë. Ju bëj me dije se funksioni i urgjencës së Tiranës, e cila funksionin të paktën prej 60 vitesh, jemi shërbim për Tiranën por dhe jo vetëm për këdo që hyn në qytet. 35 mijë dhënie ndihme në punë, zjarr, katastrofa njerëzore. Kujtojmë Gërdecin makinat tona hynë të parat atje para policisë. Kemi mirëmenaxhuar mitingjet, grevat, që pas viteve ‘90. Staf me 65 persona, kryejnë deri në 20 mijë dhënie ndihmë. Është shërbimi i ndihmës së parë për qytetarët apo jo? Ju bëj me dije se një numër jo i vogël kërkesash të qytetarëve nuk është përmbushur pasi funksionojmë me 3 autoambulanca. Punoj që nga viti 2000 aty, para ‘90 ishim me 5 ekipe mjekësore, ndërkohë në rrethe funksionojnë me 2 autoambulanca dhe 2 ekipe mjekësore në terren. 1 milionë banorë me 3 automjete, jemi munduar edhe pse do duhet të bëhej më shumë por kjo është logjistika jonë. Shqetësimi ynë i befasishëm, u njohëm me një vendim që ka ndodhur një shpërndarje nëpër tre spitale të tjera. Kishim rreth një vit që ishim njoftuar për formimin e urgjencës kombëtare. Pretendohej që qendra kombëtare, një organizëm i veçantë që do përfshinte gjithë urgjencat. Ndërkohë në mënyrë të shpejtë dhe befasishme morëm vesh që do shpërndahemi në 3 spitale. Bëhet fjalë për spitale terciare, qendra universitare ku urgjenca është pritëse, jo paraspitalore, nuk është lëvizëse në familje apo kudo qoftë. U diskutua që do kalonim në urgjencë spitalore. Lajmin e morëm vesh nga Neës 24. Urgjenca paraspitalore ku do funksionojë? Ku shqetësim na detyroi të merrnin nismën për peticion. Kërkojmë të gjendet një zgjidhe që kjo urgjencë të funksionojë, të shtohet me logjistikë.
Sigal