Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë organizon aktivitetin “25 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e Farmacistëve”

2659
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë (UFSH) me presidente Diana Toma, më datë 25 Shtator 2017 organizon aktivitetin “25 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e Farmacistëve”. 
Aktiviteti zhvillohet në orën 10:00 në sallën ABRET, në Hotel Tirana International.
Në këtë aktivitet do të nderohet dhe figura e Prof. Dr. Zef Sima I cili u nda nga jeta pak javë më parë.
Për nder të kësaj dite, në tre vendodhje të ndryshme në Tiranë, do të ngrihen cadra, në të cilat qytetarët mund të marrin një informacion më të zgjeruar në lidhje me shërbimin farmaceutik si dhe do të ofrohen falas shërbimet e mëposhtme:
– Matje e tensionit
– Matje e glicemise
– Matje peshe
Këto shërbime të cilat ofrohen në farmaci janë në përputhshmëri me përcaktimet e Ligjit të Barnave dhe të Shërbimit Farmaceutik.
Pikat ku do të vendosen cadrat:
– Parku Rinia
– Diga e Liqenit artificial të Tiranës
– Kryqëzimi I Rrugës së Elbasanit


Sigal