Urdhri i farmacistëve domosdoshmëri në vendin tonë

630
Sigal

UFSH, erdhi si produkt nga zhvillimet shoqërore dhe politike e profesionale të vendit

Freskida Miloti

Urdhri
i Farmacistëve të Shqipërisë me Presidente Diana Toma në kuadër të 10 vjetorit
të krijimit të këtij enti publik, organizojnë takim ceremonial me pjesëmarrjen
e ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, përfaqësues të institucioneve të sistemit shëndetësor,
 aktorë të ndryshëm të sistemit farmaceutik, si dhe me individë që në jetën e
tyre politike dhe profesionale kanë dhënë kontributin e
tyre personal për inicimin, bërjen të  ligjshëm dhemë pas formëzimin e këtij institucioni që feston 10 vjetorin e
vet. 

Lindja e entit publik UFSH, erdhi si produkt nga zhvillimet shoqërore dhe politike e profesionale të vendit tonë, aderimit të Shqipërisë drejt Bashikimit Europian,
për pasojë shoqërimit tëkësaj të fundit me lëvizjen e lirë të profesionistëve, që grupohen në radhën e profesioneve të rregulluara.

Krahas institucioneve 

Krahas institucioneve ekzistuese të miratuara me ligj, shikua si domosdoshmëri dhe egzistenca e UFSH-së, paraprirë kjo në atë kohë, nga ekzistenca e Urdhrit të Mjekëve sa i takon fushës së shëndetësisë. Ligji gjeti zbatimin e tij në vitin 2006, ku UFSH-ja do të merrte një trajtë konkrete të funksionimit të saj dhe më 29
mars të vitit 2006, organi më i lartë vendimmarrës i këtij enti, që është Këshilli Kombëtar,
do të zhvillonte mbledhjen e parë të tij. UFSH në fund të vitit të parë të hapjes së saj,
do të mblidhte rreth vetes,
632 farmacistë. Në vitin 2010,
1324 farmacistë, nëvitin 2013,
2178 farmacistë dhe aktualisht numërohen 2963 antarësh. Urdhri i Farmacistëve ka përgjegjësinë e përfaqësuesitligjor të profesionistëve farmacistë, ku duhet një përfaqësim real dhe aktiv në të tëra momentet kur kërkohet një sintezë profesionale, në të tëra momentet kur sistemi përfaqësues është në faza të vendosjes së piketave për zhvillimin e tij, ndërhyrja në zhvillimin dhe përmirësimin e detyrimeve dhe detyrave të farmacistit, por në çdo moment duhet ditur të  mbrohen nga interferenca të cilat,
duke mos dhënë një impakt pozitiv tek profesionisti i kujdesit shëndetësor, në mënyrë të drejtpërdrejtë do japin pasoja të papëlqyera dhe në garancitë që një profesionist shëndetësie ka për mision të japi. Në nenin 1 të dispozitave të përgjithshme të Ligjit për Urdhrin e Farmacistëve, ku shprehimisht thuhet 

‘Për ruajtjen e cilësisë së lartë tëshërbimit farmaceutik dhe për zbatimin e rregullave të moralit e të etikës profesionale farmaceutike, krijohet Urdhri i Farmacistëve’’, ligj ky, që me zhvillimin ndër vite,
e konkretisht me ndërhyrjet në vitin 2014,
u vesh dhe me rolin e garantit të procesit të edukimit në vazhdim.

Pas këtij organizimi u zhvillua Konferenca
IV farmaceutike me pjesëmarrje të lektorëve vendas dhe të
huaj. Në këtë konferencë ishin të pranishëm farmacistë, mjekë, ndihmës
farmacistë dhe profesionistë të fushave të tjera mjekësore. Disa nga
temat e konferencës ishin: “Vlerësim paraprak mbi të drejtën e themelimit dhe lirinë për të dhënë shërbime të profesioneve të rregulluara në kuadër të procesit të Integrimit Evropian”;“Bashkëpunimi midis botës akademike dhe UFSh-së si një strategji bashkëkohore për rritjen profesionale të farmacistëve”;

“Kostoja e përshkrimit racional dhe irracional të antibiotikëve të përshkruar në grupmoshën pediatrike”;

“Vetëvrasje me barna që veprojnë në sistemin nervor qëndror (raportim rasti)” etj.