“Urdhëri Infermierit” zhvat 2.5 miliardë lekë

876
Në redaksinë e Gazetës “Telegraf”, kanë ardhur shumë telefonata denoncuese, lidhur me biznesin e pisët që po bënë kreu i “Urdhrit të Infermierit”, infermieri Sabri Skënderi me detyrën shtetërore që ka. Janë 310 denoncime të bëra nga infermierë të 9 rretheve të vendit, që punojnë në shërbimin mjekësor shtetëror në Tiranë, Fier, Berat, Durrës, Korçë, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Kukës etj, të cilët denoncojnë veprimtarinë korruptive të kreut të “Urdhrit të Infermierit”, matrapazit Sabri Skënderi. Sipas dëshmive të denoncuesve, kreu i “Urdhrit të Infermierit”, Sabri Skënderi, i cili pretendon se ka kryer 20 shkolla mjekësore, sociale, juridike, ekonomike, dentare dhe 16 specializime brenda e jashtë vendit me “rezultate shkëlqyer”, po abuzon prej 2 mandatesh me postin që ka, duke e përdorur kolltukun e tij për afera që pasurojnë atë dhe shefat e tij në ministrinë e Shëndetësisë, të cilët e lejojnë të “rrjep” infermierët e shërbimit mjekësor shtetëror, me lloj-lloj marifetesh. Një nga marifet që ka përdorur Sabriu i 3 klinikave private të “ndërtuara e të pajisura me pagën e tij si infermier” në pavionin e kardiologjisë në QSUT është loja dhe pazari me testim dhe provimet e infermierëve. Çdo 2 – 3 muaj, Sabriu shpik “sezon provimesh” për infermierët, duke i shoqëruar me njoftimin e bërë në emër të institucionit që ka uzurpuar “Urdhri i Infermierit”: 
“Infermierët që nuk kalojnë provimin largohen nga puna!”. Jo kryetari, por pronari i këtij urdhri, “gogoli” Sabri Skënderi, (sipas denoncimeve) sa herë që i hapet oreksi për miliona, harton lista infermierësh që sipas tij duhet të futen e rifuten në provim, harton lista infermierësh që duhet të testohen sepse janë të “moshuar”, harton lista “infermierësh që duhet të japin provime sepse janë të rinj në detyrë”. Pas këtyre listave të provimeve fiktive, që Sabriu sajon sipas “”projekteve” private e jo sipas kritereve të kualifikimit e testimit të punonjësve, nis presioni për “”mbetësit në provim”, me lista të zeza të largimit nga puna, viktimat e të cilave pasi paguajnë tek Sabriu dhe sekserët e tij, dalin nga “listat e zezë”! vetëm në 2 vitet e fundit, Sabriu ka njoftuar 11 herë provime infermierësh. Sipas një skeme abuzimi, ai i ndanë qëllimisht në grupe moshore, në shkollime, në përvoja vitesh pune, në rezultate shkollimi, në qendra pune e rrethe, duke bërë presione me vulën dhe firmën që ka. Dhe listat vazhdojnë e bëhen prej Sabriut në mënyrë aq të frikshme për mënyrën se si veprohet, sa të 16 mijë e 630 infermierët që ka shërbimi shëndetësor shtetëror shqiptar gjenden në panik kur Sabriu dërgon njoftime për provime e testime! Fakti është ky: Me urdhër të drejtuesit Sabri Skënderi, “Urdhri Infermierit” zhvat 150 mijë lekë për çdo infermier që jep provimet e “Modelit Sabri”, ose në total, ky institucion që nuk dihet se çfarë pune bën, se si zgjidhet, përse zgjidhet e kujt i shërben zhvat 2.5 miliardë lekë në vit nga 16 mijë e 630 infermierë që detyrohen të futen në provim edhe pse ata janë të kualifikuar në edhe në shkolla të mesme e larta infermierie dhe prej 20-30 vitesh në shërbim infermierik. 
Nuk e dimë nëse kryetari i Urdhërit të Infermierit, infermieri Sabri Skënderi dhe bordi i tij futen në provim, por dimë faktin që nuk ka asnjë informacion se cili është fati i 2.5 miliardë lekëve që mblidhen nga provimet e infermierëve, i kuotës mujore që paguajnë infermierët si anëtarë të “Urdhrit të Inferimerit” dhe i milionave që financon buxheti i shtetit për këtë strukturë parazite. Dimë gjithashtu faktin, që kreu i këtij “Urdhri…”, me lekët që mblidhen organizon eskursione turstike qejfi të justifikuara në letra si “vizita për eksperiencë pune” jashtë Shqipërisë, por vetëm me drejtues të “Urdhërit të Mjekut” dhe familjarë të tyre, gjë për të cilën është denoncuar edhe në prokurori. Marifeti tjetër që përdori “gogoli” përdorur fuqinë e tij shtetërore për provimet e infermierëve. Lidhur me batërdinë që kryetari (“pronari”) “Urdhrit të Infermierit” Sabri Skënderi, po bën me provimet, emërimet dhe punësimet e infermierëve, në vazhdim gazeta “Telegraf” do të publikoj fakte skandaloze me prova të shkeljes së ligshmërisë, statutit, programit, funksionimit të këtij institucioni, por edhe skandale nga bizneset mjekësore private që ka ky drejtues… 
Sigal