URDHËR I MINISTRES NIKOLLA PËR MATURËN SHTETËRORE 2018

666
Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2018, ja kur do provohen maturantët
Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2018 si dhe mënyrën e organizimit të tyre.

Ja udhëzimi i i plotë i MAS:
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të nenit 26. pika 2. germa “a”. të ligjit nr. 69/2012″ Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”. i ndryshuar.

UDHËZOJ:
1. I .Lëndët dhe datat për provimet e Maturës Shtetërore 2018 të jenë:
a) Gjuhë e huaj (D3) 04 qershor 2018
b) Gjuhë shqipe dhe letërsi (Dl) 08 qershor 2018
c) Matematikë (D2) 13 qershor 2018
d) Provime me zgjedhje (Z1172) 20 qershor 2018.

2. Administrimi i provimeve të Maturës Shtetërore 2018 bazohet në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2018. miratuar me Urdhrin Nr. 672. datë 29.12.2017. të ministrit të Arsimit. Sportit dhe Rinisë.

Drejtoria e Programeve të Zhvillimit lë Arsimit. Sportit dhe Rinisë dhe Qendra c Shërbimeve Arsimore. Brenda muajit mars 2018. lë përcaktojnë llojin e testeve për secilin provim të Maturës Shtetërore (lë detyruar dhe me zgjedhje) 

4. Provimet e detyruara dhe me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2018:
4.1 Fillojnë në orën 10.00.
4.2 Provimet e detyruara zgjasin 2 orë e 30 minuta.
4.3 Provimet me zgjedhje zgjasin 3 orë.
4.4 Testet e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje hartohen. administrohen dhe vlerësohen nga QShA-ja.
4.5 Testi për secilin nga provimet e detyruara përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pike. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.
4.6 Testi për secilin nga provimet me zgjedhje përmban 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë.
4.7 Maturantët/kandidatët që do të japin provim vetëm njërën nga lëndët me zgjedhje, e fillojnë provimin në orën 11.30 dhe e përfundojnë atë në orën 13.00.
4.8 Maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2018, i rijapin provimet në sesionin e dytë.
5. DAR/ZA-të të marrin nga shkollat listat e maturantëve mbetës të vitit shkollor 2017-2018.dhe brenda datës 2 qershor 2018, t’i pasqyrojnë ato në sistemin elektronik Matura online, sipas udhëzimit përkatës. Listat e maturantëve mbetës të dërgohen në QShA, në format të printuar dhe elektronik.

5.1 Drejtoritë e shkollave njoftojnë maturantët mbetës që të mos paraqiten në provimet e Maturës Shtetërore 2018, pa likuiduar më parë provimet e klasës.

5.2 Organizimi i konsultimeve me maturantët të kryhet sipas procedurave të përcaktuara në Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 121. datë 25.02.2011. “Për organizimin e konsultimeve në ndihmë të nxënësve maturantë”.

5.3 Teza e provimit “Gjuhë dhe letërsi greke” për shkollën e mesme pedagogjike të pakicës kombëtare greke të përgatitet nga DAR Gjirokastër.

5.4 Teza e provimit “Gjuhë dhe letërsi italiane” (Lingua e literatura italiana) për seksionet dygjuhëshe shqiptaro-italiane përgatitet nga Ministria e Arsimit e Republikës së Italisë dhe provimi do të zhvillohet më datën 24 maj 2018, në shkollat përkatëse.

5.5 Teza e provimit “Gjuhë frënge” (DFLF B2 scolaire) për seksionet dygjuhëshe shqiptaro- franceze përgatitet nga Ambasada franceze dhe provimi do të zhvillohet më datën 24 maj 2018, në shkollat përkatëse.

5.6 Tërheqja e testeve të provimeve të Maturës Shtetërore bëhet sipas grafikut të hartuar nga QShA-ja dhe të miratuar nga MASR-ja. Përfaqësuesit e Postës Shqiptare tërheqin në QShA materialet e provimit. një ditë para zhvillimit të provimit përkatës. Materialet e provimit paketohen për çdo qendër më vete. Shpërndarja dhe grumbullimi i materialeve të provimit bëhet mbështetur në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2018 në Republikën e Shqipërisë.

5.7 Provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2018 zhvillohen në mjediset e institucionee arsimore. mbështetur në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2018 në Republikën e Shqipërisë.

6. Ngarkohen për zbatimin e këtij Udhëzimi. Sekretari i Përgjithshëm i MASR-së, Drejtoria e Programeve të Zhvillimit të Arsimit. Sportit dhe Rinisë. Qendra e Shërbimeve Arsimore. Instituti i Zhvillimit të Arsimit dhe njësitë arsimore vendore.
Sigal