Universiteti “Polis” merr pjesë në Samitin Botëror të Transportit në Laipcig të Gjermanisë me projektet e Tranzitit Euroballkanik dhe Panama Afrika

1296
Sigal

– Nga MSC. Vojna Ngjeqari, Studente dhe Master Shkencor Universiteti Politeknik Wiena; Ing.Xhevair Ngjeqari, Pedagog i Universitetit “Polis” Albania

Universiteti Polis nga data 20-24 Maj 2019 mori pjesë në Samitin vjetor të Forumit Ndërkombëtar të Transportit (ITF) 2019, në Lajpcig të Gjermanisë, i cili përbën ngjarjen vjetore kryesore të politikës botërore të transportit. nga viti 2008, Samiti mbledh së bashku ministrat nga e gjithë bota për të ndarë perspektivat e politikave me CEO-të, krerët e organizatave ndërkombëtare, udhëheqësit e mendimit nga shoqëria civile, akademitë dhe mediat.

Samiti trajton çështjet strategjike dhe aktuale në të gjitha modet e transportit, ku pjesëmarrësit mund të angazhohen në debat përmes një sërë formatesh të sesionit. Çdo vit në Samiti, ministrat e vendeve anëtare të ITF-së miratojnë Deklaratën Ministrore vjetore që përcakton një varg angazhimesh për të kryer politika dhe praktika shkencore në fushën e transportit global.

Në samit prezantohen vetëm studime dhe projekte rajonale. Dy studimet gjeo-shkencore të Universiteti “Polis” plotësonin kushtet e pranimit, siguroi pjesëmarrjen dhe financimin. Institucioni “Polisit” ishte i vetmi që përfaqësonte vendin.

 PROJEKTI PARË 

  • Projekti parë kishte në fokus vlerën ekonomike të pozicionit gjeografik të Shqipërisë ose Urën lidhëse Euro Ballkanike. Ai mbështetet në konceptin ambasadorit parë amerikan Maxwell Blake, i cili më dt .10/06/1922 theksoi se: “Vlora është Gjibraltari i Adriatikut”. Kjo shprehje e koncentruar përbën Aksiomën më të madhe të vlerës gjeo-ekonomike të Pozicionit Gjeografik të Shqipërisë,e prononcuar nga një i huaj.Sepse krahëson bregdetin dhe truallin shqiptar me Ngushticën e Gjibraltarit. Ngushtica e Gjibraltarit furnizon nga oqeani Atlantik 61-67% të avullimit vjetor të detit Mesdhe. Ajo është jetike për mbijetesën e Mesdheut. Duke qenë se nga Karaburuni deri Patras Greqi dhe delta e Bunës deri në Trieste, bregdeti i Jonit dhe Adriatikut janë kodrinore malore , bregdeti Vlorë –Shëngjin mbetet e vetmja grykë Hyrje , për në Evropën Jug Lindore. Kjo nënkupton që mbi 60 % e Exp.-Imp. të mallrave Ballkanike për në Mesdhe, Amerikë etj., duhen të kalojnë nga Shqipëria. Ndërsa bregdeti Vlorë –Shëngjin është i gjithi një port natyral dhe trualli shqiptar është i gjithi një Urë Tranziti. Nga kjo rrjedh koncepti, që Shqipëria është e gjitha një Shtet Port–Shtet Korridor. Por nga Shqipëria për në Ballkan dhe anasjelltas nuk kalon asnjë ton mall, sepse mungojnë portet. Nëse ka më emergjencë për shqiptarët dhe Shqipërinë janë ndërtimi porteve. Por natyra në gjirin e Vlorës ka ndërtuar portin më të madh të Evropës ose Roterdamin e Adriatikut, ndërsa në Rërën e hedhur ka ndërtuar portin më të madh të Mesdheut.
  • Dizenjot cilësore materializonin gjeografinë e qarkullimit mallrave Euro–Atlantike me vendet e Ballkanit, duke evidentuar interesat që ka tranziti mallrave, kur kalojnë nga bregdeti dhe trualli shqiptar, sepse shkurtojnë 300 -1200 km rrugë tokësore dhe detare, për çdo kalim, në krahasim me kalimin aktual nga porti Selanikut dhe Detit Zi. Njëkohësisht studimet evidentojnë konceptet dhe investimet e jo rentabël të Komunitetit Evropian për infrastrukturën e Evropës Juglindore. Të cilat bazohen në konkluzionet e gabuara të botimit Corridoio ‘8’.
  • Shumë ekspertë konsideruan një fatkeqësi kombëtare që në vitin 2019 shteti shqiptar nuk di vlerën ekonomike të pozicionit gjeografik të vendit, nuk ndërton porte dhe rrugë Lindje-Perëndim, për interesa ekonomike dhe gjeopolike. Nga sa kuptohet nuk studiohet dhe në shkolla (përveç Universitetit “Polis”) pasuria më të madhe gjeo-portuale, ekonomike dhe turistike të vendit. Në vijim u shtruan pyetjet:

“1. A e dinë qeveritarët tuaj se gjenden në Jug të Adriatikut dhe Veri të Jonit ose në pozicionin gjeo-portual më të shenjtë, në mesoren e Ballkanit Jug Lindor dhe zotërojnë bregdetin ranor më cilësor turistik të Mesdheut …

  1. Kur nuk i dini Ju këto pasuri dhe nuk i përpunoni, si mund t’i dijë Samiti Laipzigut apo Evropa?!
  2. I keni këtu në Laipzig shtetin tuaj. Ju jeni të vetmit përfaqësues të Infrastrukturës Shqiptare. Me projektet që ju keni afishuar qeveritarët mund të mbanin jo një, por disa kumtesa. I lexojnë apo jo programet e Laipzigut qeveritarët shqiptarë?!”

Por ne përfaqësonim një Universitet dhe nuk mund t’i shanim qeveritarët tanë apo të theksonim, se janë të pa ditur e para popullit dhe hipokrit e servilë janë para jush, për të marrë ndenji fond…

Por as nuk mund t’i sqaronim, se ata kanë mbi 100 vjet që vjedhin zgjedhjet apo zgjedhin vetveten .

PROJEKTI DYTË 

  • Ndërsa ekspozeja projektit Afrikan, evidenton transportin dhe qarkullimin e brendshëm dhe të jashtëm të popujve, mallrave dhe pasurive natyrore të Afrikës Qendrore ose ekuatoriale, nëpërmjet kanaleve ujore të lundrueshme. Mungesa e infrastrukturës në tërësi, detyron mbi 150 milionë popuj të Afrikës Qendrore,të jetojnë të izoluar midis ujërave të bollshme të liqeneve dhe lumenjve. Pa siguruar ose pa pasur akses edhe për ujin e pijshëm dhe komunal. Në pamundësi të komunikimit dhe qarkullimit lirë të mallrave, tregtisë, bujqësisë, mineraleve, kulturave – niveli jetesës dominohet nga varfëria ekstreme. Me ndërtimin e rrugëve hidro-ujore, projekti zgjidh njëherësh një kompleks shërbimesh dhe nevojash jetike të banorëve të shteteve Rep. D. Kongo, Tanzania, Mozambiku, Burundi, Ruanda, Uganda, Kenia, Malawi, Zambia edhe Kongo Brazavil.
  • Projektet u vizituan nga përfaqësues të shumë institucioneve, ekspertët e bankës botërore, specialistë e koordinator të shteteve dhe institucioneve Afrikane. Të cilët ritheksuan se dokumenti që prezantohet për herë të parë, përbën një master plan zhvillimi, unik, racional për vendet e Afrikës Qendrore. U vlerësua si projekti i shekullit dhe themeli i programeve të investimeve perspektive për Mesapotaminë Afrikane. Autorët besojnë se projekti multi dimensional, gradualisht do të evidentohet si prioritet për të ardhmen e kontinentit Afrikan.

PËRMBAJTJA E PROJEKTIT  

  • Baza e zhvillimit projektit janë ndërtimet e thjeshta hidroteknike të kanaleve ujore mbi Tokën e Sheshtë ( Flat Land me pjerrësi 5 cm për 100 m) të Afrikës Qendrore. Veçoria e rrallë gjeofizike , u shfrytëzua nga ana hidro-inxhinierike. Mbas studimeve shumë vjeçare, të varianteve, zgjidhjeve dhe modelimeve mbi relievin e hapësirave afrikane, disnivelin midis liqeneve, hidrologjinë dhe bilancin hidrik të lumenjve furnizues dhe shkarkues (inflow dhe outflow), autorët arrijnë në konkluzionin tekniko shkencor,të ndërtimit të nji rjeti kanalesh të lundrueshëm, që realizojnë lidhjen e brendshme të liqeneve dhe lumenjve më mëdhenj të Afrikës .
  • Projekti me të njëjtët kanale ose korridore ujore,realizon transportin dhe qarkullimin e brendshëm dhe të jashtëm midis liqeneve Viktoria, Tanganika, Malawi, Rukwa, dhe Sagara dhe në perspektivë kalimin transversal nga oqeani Atlantik në oqeanin Indian nëpërmjet liqenit Tanganika.
  • Për të realizuar kalimin transversal përmes kontinentit drejt oqeaneve shfrytëzohen dhe aftësitë e lundrimit në lumenjtë Kongo, Kassai, Lukuga, Ruvuma, Rufiji dhe derivacionet e përpunimet e shtretërve sipas zgjidhjes teknike. Trasversimi realizohet pa ndërtimin e eskluzeve (Construction without Locks). Lidhja me rrugë ujore e liqeneve me disnivele të mëdha, dhe trasversimi me rrugë ujore i Afrikës, që deri më sot konsiderohej e pamundur. Në projekt zgjidhet nga ana teorike dhe praktike me kanale të thjeshta lundruese dhe veprat arti të vogla hidroteknike dhe me kosto të ulët ndërtimore.
  • Për të trasversuar istmin e Panamasë anijet ngrihen në lartësinë e liqenit Gatunit H=+25m , mbi nivelin e dy oqeaneve. Ngritja e anijeve realizohet nga forca e ligjit Arkimedit dhe tre (3) grupe Locks, (Eskluseve).
  • Ndërsa për trasversimin e Afrikës Qendrore dhe lidhjen e liqeneve, anijet ngrihen në lartësinë e liqenit Tanganikës H=768m dhe në lartësinë e Liqenit Viktoria H=1135 m,pa ndërtimin e Locks ose Eskluseve.
  • Kjo është arsyeja që është përdorur emërtesa e konceptit ndërtimor të Panamasë.
  • Lidhja e liqeneve me kanaleve lundruese është më emergjente,për popujt e izoluar të Afrikës ,është më i kontrolluar nga ana inxhinierike,është më e realizueshme nga ana teknike dhe më rentabël nga ana ekonomike. Kanalet ndërtohen me faza , punimet kryhen në çdo stinë të vitit dhe kanë kosto të ulët ndërtimore.
  • Autorët kanë vlerësuar si prioritet, lidhjen me kanale lundruese të Liqenit Viktoria me Liqenin Tanganika dhe Malawi, prandaj është avancuar studimi në disa variante. Kanalet lundruese janë konceptuar si nj kalimin transversal vepra hidroteknike me funksione urbane, mjedisore, infrastrukturore, komunale, bujqësore, turistike etj.
  • Projekti zhvillohet kryesisht në shtetet e R. D. Kongo dhe Tanzanisë. Në R.D.Kongos shfrytëzohen pjesërisht aftësitë e lundrimit anijeve në lumenjtë e Kongos, Kassait, Lukuga. Ndërsa në Tanzani ndërtohen rreth 5115 km kanale lundrues dhe shfrytëzohen lumenjtë Ruvuma dhe Rufiji. Projekti kontinental i krahasuar me hidrovijat artificiale evropiane, si dimension dhe shërbime është shumë herë më i madh se Kanali Suezit dhe i Panamasë. Ai përkon me nevojat edhe programet e Bankës Botërore për komunikimin me rrugë ujore të banorëve të Afrikës Qendrore. 

INFORMACIONE DEMOGRAFIKE DHE EKONOMIKE 

Në shtetet R.D.Kongo, Tanzania, Mozambiku, Burundi, Ruanda, Uganda, Kenia, Malawi, Zambia edhe Kongo Brazavill jetojnë mbi N=296 750 260 banorë në një sip. reth S=6184 847 km2. Të cilët zotërojnë pasuri natyrore, minerare, lumenj, liqene, terrene bujqësore që kanë potencial të prodhojnë deri tre herë produkte në vit. (Tregu informal e kontrabanda e Diamanteve, vetëm nga Kongo , arrin 1,2 miliardë $ vit) . Për shkak të mungesës së rrugëve ujore dhe infrastrukturës tokësore, popujt të jetojnë të izoluar rreth liqeneve Viktoria, Tanganika, Malawi, me komunikime të kufizuara. midis tyre. P.sh., rreth liqenit Vikoria jetojnë mbi 50 milionë banorë, te cilët kryesisht merren vetëm me peshkim. Për rrjedhojë, banorët e Afrikës Qendrore jetojnë me nivelin më të ulët të ardhurave për frymë në nivel botëror. 

QËLLIMI I PROJEKTIT 

  1. Objektivi parë i projektit është përmirësimi i kushteve jetësore të banorëve duke rritur kapacitetin e transportit përmes ndërtimit të kanaleve ujore të lundrueshme midis liqeneve dhe lumenjve. Qarkullimi i lirë i banorëve dhe mallrave, në gjithë ciklin vjetor midis liqeneve dhe lumenjve, dhe në perspektivë midis Oqeaneve Atlantik dhe Indian, do të ndikonte direkt në rritjen dhe zhvillimin tregtisë lirë, në nivel komunar, krahinor nacional dhe global. Për rrjedhojë do të rritej aktiviteti ekonomik, shoqëror e kulturor i popujve të izoluar.
  2. Ndërtimi i korridoreve ujore dhe trasversimi Afrikës do të shkurtonte rrugët detare në nivel botëror, për transportin dhe integrimin e mallrave, mineraleve dhe do të nxiste investimet për përpunimin lëndëve të para minerare e agro-alimentare. tregtare-ekonomike, agrikulturës dhe kulturore-artistike etj. Kjo do të .do të rriste punësimin, të ardhurat, emancipimin , turizmin lokal dhe rajonal, aktivitetin parqeve nacionale për të vizituar mrekullitë e florës dhe faunës të Afrikës Ekuatoriale.
  • Lidhja ujore midis Liqeneve dhe Oqeaneve në Afrikën Qendrore nëpërmjet liqenit Tanganikës, fillimisht u studiua sipas eksperiencës Kanalit të Panamasë. Por varianti ishte i kushtueshëm dhe praktikisht i pa realizueshëm. Në lidhje me kanalin ujor lundrues të liqenit Victoria me liqenin Tanganika, është zgjedhur një skemë funksionale që furnizimi me ujë që të mos bëhet nga Lake Victoria, me qëllim që të mos të preket bilanci hidrologjik vjetor ose ekosistemi ose marrëdhënia e Liqenit Victoria me lumin e Nilit.
  • Projekti parë informativ që u prezantua me studimin ‘Disein Panama Afrika’ që startoi në samitin e Laipzigut, informoi opinionin se për kontinentin Afrikan, Universiteti Polis, ofroi një program afatgjatë infrastrukturor, që bazohet në pasuritë hidroujore vendore. Me objektivin që të kthejë Afrikën ekuatoriale ose fqinjin e panjohur të Evropës, në një terminal të prodhimit e përpunimit të begative natyrore, minerare, kulturore, energjisë së rinovueshme, agro-kulturore, tregtisë, turizmit etj.