Universitetet publike, 113 përgjime dhe gjurmime pedagogësh

53
Organet e hetimit kanë patur në raste të veçanta edhe ndihmën e ndonjë dekani, me të cilin kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit, për t’i shërbyer spastrimeve të elementëve të korruptuar nga rradhët e stafit akademik
Burime zyrtare nga organet e hetimit në Elbasan i thanë “Telegraf” se “bazuar në analizën e vitit 2015, situata në sektorin e përgjimeve dhe gjurmimeve është ndalur gjërësisht dhe konkretisht edhe në Universitetin “A.Xhuvani”, pasi rezulton se kemi patur 476 denoncime, duke na detyruar të kryejmë mbi 113 përgjime në atë institucion, prej të cilave kemi në dorë material të bollshëm për të nisur ndjekjen penale për dhjetra pedagogë e persona të tjerë”. Problemet e korruptimit të pedagogëve, sekserëve apo edhe problemet e tjera të emërimeve dhe rekrutimeve kanë qenë dhe mbeten objekti punës së Krimit Ekonomik dhe Prokurorisë në Elbasan prej kohësh. 
Të plotë shkrimin mund ta lexoni sot, në Gazetën Telegraf….