Universitet spanjolle ofrojnë bursa për studentët shqiptarë. Kohëzgjatja, dokumentet dhe aplikimi

1979
Sigal

Fituesit do të studiojnë për një semestër në Universitetet spanjolle. Ja dokumentet e nevojshme dhe kriteret e aplikimit

Nis aplikimi për bursat e studimit në Spanjë

 

Studentët shqiptarë që kanë dëshirë të studiojnë në një universitet jashtë shtetit tashmë kanë një mundësi të artë ta bëjnë realitet këtë dëshirë. Programi Erasmus+ ofron mundësinë e studimit të përkohshëm në universitete të ndryshme evropiane me qëllim zhvillimin e programeve të shkëmbimit kulturor mes të rinjve, fitimin e eksperiencave të reja dhe njohjen me metoda të reja arsimore. Së fundmi Universiteti i Tiranës ka njoftuar hapjen e aplikimeve për studentët shqiptarë të nivelit bachelor dhe doktoraturë, të cilën do të kenë mundësinë e shkollimit për një semestër në Universitetin e Granadës në Spanjë, gjatë vitit akademik 2019-2020. Gjatë qëndrimit 5 mujor në Spanjë të përzgjedhurit do të kenë një kompensim financiar prej 850 euro. Aplikimet nisin prej datës 2 maj 2019 dhe dokumentacioni i nevojshëm do të dërgohet në adresën e Universitetit të Tiranës: [email protected]. Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Nivelet e studimit
– Bachelor;
– PhD;
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (5 muaj);
– PhD (5 muaj);
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor
-CV (në gjuhën angleze/spanjolle);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
-Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/spanjolle;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Spanjisht B1);
 Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD
-CV (në gjuhën angleze/spanjolle);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
-Listë notash e nivelit PhD (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
– Diplomë e nivelit Bachelor dhe Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
– Diplomë e nivelit Master dhe listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
-Plani i kërkimit mbi tezën e PhD;
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/spanjolle;
-Letër paraprake pranimi nga një Koordinator i programit Ph.D. në Universitetin e Granadës,
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Spanjisht B1);
Përzgjedhja e lëndëve

Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Afati për aplikime për bursa: 2 Maj 2019
Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara të dërgohen në adresën [email protected]. Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected].